AMA çel fushatën e informimit mbi procesin e digjitalizimit më datë 11 Prill
Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton se më datë 11 Prill çel zyrtarisht fushatën e informimit të publikut mbi procesin e digjitalizimit.
AMA ka vënë në dispozicion për të gjithë të interesuarit numrin call center 04 410 4455, ku qytetarët mund të telefonojnë për të marrë të gjithë informacionin e nevojshëm mbi procesin. Kjo linjë do të jetë e hapur për publikun ditën e hapjes së fushatës.
Ju rikujtojmë dhe njëherë adresën zyrtare të institucionit: info@ama.gov.al për çdo informacion apo pyetje eventuale që mund të keni, ju lutemi na shkruani.
Autoriteti i Mediave Audiovizive
Tiranë, më 05.04.2016