E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Aktivitete publike të cilat nuk duhet të përfshihen në transmetimet audiovizive

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, në përmbushje të detyrimeve që ka nga zbatimi i kërkesave të Kodit Zgjedhor, po ju përcjell një njoftim që ka marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ, për ndalimin e zhvillimit të veprimtarive me karakter publik.    

AMA kërkon nga të gjitha OSHMA-të që të mos përfshijnë këto aktivitete të ndaluara nga KQZ në transmetimet e përmbajtjeve audiovizive.   

AMA do të vijojë procesin e monitorimit dhe në rast të identifikimit të rasteve të transmetimit të aktiviteteve të listuara si “Ndaluar nga KQZ”, siç janë konsideruar aktivitetet e mëposhtme, do të njoftojë zyrtarisht KQZ-në për vijimin e procedimit administrativ sipas legjislacionit në fuqi.   

Më poshtë gjeni vendimin e KQZ-së, si dhe bashkëlidhur shkresën zyrtare përkatëse.  

 Veprimtaritë publike të raportuara nga Bashkia Maliq: 

1.   “Takim pune nr. 1 me banorë të Njësisë Administrative Pojan”, raportuar datë 24.4.2023 për t’u zhvilluar në datë 28.4.2023 ora 14:00, me vend të zhvillimit në “Njësia Administrative Pojan“. 

2.   Takim pune nr. 2 me banorë të Njësisë Administrative Pojan”, raportuar datë 24.4.2023 për t’u zhvilluar në datë 28.4.2023 ora 16:00, me vend të zhvillimit në “Njësia Administrative Pojan“. 

3.   Inspektim punimesh nr. 1 në Njësinë Administrative Pojan”, raportuar datë 24.4.2023 për t’u zhvilluar në datë 28.4.2023 ora 11:00, me vend të zhvillimit në “Njësia Administrative Pojan“. 

4.   Inspektim punimesh nr. 2 në Njësinë Administrative Pojan”, raportuar datë 24.4.2023 për t’u zhvilluar në datë 28.4.2023 ora 12:00, me vend të zhvillimit në “Njësia Administrative Pojan“. 

5.   Kontroll punimesh në Njësinë Administrative Libonik”, raportuar datë 25.4.2023 për t’u zhvilluar në datë 29.4.2023 ora 16:00, me vend të zhvillimit në “Njësia Administrative Libonik”. 

6.   Takim pune me banorë të Njësisë Administrative Gore, Moglicë”, raportuar datë 25.4.2023 për t’u zhvilluar në datë 29.4.2023 ora 10:00, me vend të zhvillimit në “Njësia Administrative Moglice, Gore“. 

7.   Inspektim punimesh në qytetin e Maliqit”, raportuar datë 25.4.2023 për t’u zhvilluar në datë 29.4.2023 ora 15:00, me vend të zhvillimit në “Maliq”. 

 Janë raportuar jashtë afatit ligjor (5 ditor) të parashikuar në nenin 92 të Kodit Zgjedhor dhe vendimit nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator. Në këto kushte, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendos të ndalojë zhvillimin e këtyre veprimtarive.  Ndalimi është kryer në ndërfaqen e raportimit, të KQZ-së nëpërmjet vendosjes së shënimit “Ndaluar nga KQZ”, në aktivitete të ndaluara. Kur ka vendim ndalimi, veprimtaria nuk mund te zhvillohet.  

Gjithashtu, referuar nenit 9, pika 4 të vendimit nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator, i drejtohemi Autoritetit të Mediave Audiovizive të marrë masa që mos të lejohet transmetimi apo të pasqyrohet në rubrikat e lajmeve apo ato që mbulojnë fushatën në radio dhe televizione. 

Vendim nr. 413, datë 25.04.2023 Për ndalimin e zhvillimit të veprimtarive me karakter publik të Bashkisë Maliq

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin!

Perpara Aleanca kundër Gjuhës së Urrejtjes: Gjestet fyese në posterat e fushatës, të papranueshme dhe të dënueshme me ligj!
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara