Nis me sukses procesi i dixhitalizmit në Qarkun e Beratit
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), njofton se në datë 15 Gusht 2017, ka filluar procesi i dixhitalizimit të transmetimeve televizive në qarkun Berat. Në këtë qark janë fikur të gjitha transmetimet analoge dhe janë ndezur transmetimet numerike të operatorit publik, RTSH, dhe të operatorëve privatë kombëtarë: Digitalb, Klan TV, Top-Channel, Vizion+ dhe Adtn.
Nëpërmjet teknologjisë se re dixhitale, publiku në qarkun e Beratit ka mundësi të shikojë, gjatë gjithë kohës, një sërë programesh pa pagesë, të operatorit publik dhe atyre privatë:
Rtsh 1
Rtsh 2
Rtsh 3
Top-Channel
Klan Tv
Vizion +
ABC News
Top News
Rtsh Sport
Rtsh Art
Rtsh Muzikë
Rtsh Parlament
Rtsh Shqip
Klan +
Klan Shop
Report TV
Tv Globe
TV Berati
TV Onufri
AMA njofton publikun në qarkun e Beratit të pajiset me marrës dixhital (dekoderë universalë të tipit DVB-T2), pasi në të kundërt nuk do të ketë akses në transmetimet televizive.
Autoriteti i Mediave Audiovizive
Tiranë, më 17 gusht 2017