Ekrani dhe përgjegjësia (VIDEO 10)

Doni të dini pse administrata e AMA-s ka gjobitur disa OSHMA, pra televizione?

Ndiqeni këtë rast të anonimizuar. Qëllimi është të tregojmë fenomenin dhe përgjegjësinë editoriale, pa u ndalur tek emri i gazetarit apo televizionit përkatës.

Një telefonues kërkon të dijë ku i kanë fëmijët policët dhe kërcënon se do t’u djegë shtëpinë me të gjithë brenda.

Gazetari hesht. Asnjë ndërhyrje për ta ndalur. Asnjë distancim nga kërcënimi.

Edhe kur kërcënimi apo thirrja për dhunë vjen nga një telefonues, televizioni ka përgjegjësi për atë që lejon të përcillet në ekran dhe mënyrën si e trajton.

Thirrjet publike për dhunë nuk mund të fshihen pas lirisë së shprehjes. Kërcënimet ndaj jetës, fëmijëve dhe familjeve nuk mund të kalojnë në heshtje dhe nuk janë liri e fjalës!

“Një fjali në studio”? Apo diçka shumë më e rëndë?

Ndiqeni videon dhe gjykojeni vetë.

Liria e shprehjes mbron kritikën, kundërshtimin politik dhe debatin, edhe kur ai është i ashpër. Por ajo nuk mund të përdoret si justifikim për të normalizuar thirrjet për dhunë në ekran.

Një televizion nuk është thjesht një mikrofon i hapur. Ai ka përgjegjësi editoriale për përmbajtjen që transmeton, edhe kur emisioni është drejtpërdrejt.

Heshtja e moderatorit përballë një thirrjeje për dhunë nuk është një rrethanë që mund të shpërfillet gjatë vlerësimit të përgjegjësisë editoriale.

Ne nuk po kërkojmë më pak liri fjale. Po kërkojmë më shumë përgjegjësi për fjalën që hyn në shtëpitë e qytetarëve.

Liria e shprehjes dhe gazetaria kritike duhen mbrojtur. Thirrjet për dhunë nuk duhen normalizuar.

Perpara Ekrani dhe përgjegjësia (VIDEO 11)

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2026 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara