E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Përdorimet kryesore të Inteligjencës Artificiale në media

Inteligjenca Artificiale është një risi teknologjike që ka gjetur përdorim edhe në media. Ndër përdorimet kryesore në këtë sektor përmenden:
Automatizimi i prodhimit të përmbajtjes: IA mund të përdoret për  të automatizuar disa aspekte të prodhimit të përmbajtjes, duke ulur  ngarkesën e punës dhe kohën e nevojshme për të krijuar lajme, veçanërisht për lajme qe vijnë nga njoftimet e shtypit. Inteligjenca Artificiale mund të përdoret gjithashtu për të zbardhur tekste të regjistruara ose të krijojë tituj dhe titra për përmbajtjet audiovizive.
Personalizimi i përmbajtjes: Inteligjenca Artificiale mund të ndihmojë në prezantimin e përmbajtjes duke seleksionuar atë që është më e rëndësishme dhe më e përshtatshme për secilin individ.
Zbulimi i lajmeve të rreme: Inteligjenca Artificiale mund të përdoret për të zbuluar lajme të rreme dhe dezinformim. Përmes analizimit të tekstit, zërit dhe imazheve IA mund të identifikojë shenja dhe modele që tregojnë se një lajm është i dyshimtë ose i rremë.
Grafikat dhe vizualizimet e përmirësuara: IA mund të përdoret për të krijuar grafika dhe vizualizime të avancuara për lajme.
Perpara Dallimi mes gjuhës së urrejtjes dhe lirisë së fjalës
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara