E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, kryetarja e AMA-s merr pjesë në forumin e organizuar në Prishtinë

Kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi mori pjesë në Forumin e organizuar nga Universiteti UBT në Prishtinë, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.
Me praninë e Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Besnik Berisha të Komisionit të Pavarur të Medias së Kosovës, profesorët e komunikimit Prof.Dr. Ferid Selimi, kryeredaktoren e KTV-së, Brikenda Rexhepi  autorë, përfaqësues të medias dhe studentë, u diskutua mbi rëndësinë e etikës profesionale në gazetari.
Në fjalën hapëse, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi rëndësinë e thellimit të diskutimit për etikën profesionale në gazetari, duke vënë në dukje se kjo çështje nuk është vetëm akademike, por përbën një dimension thelbësor për funksionimin e shoqërisë demokratike:
Kryetarja e AMA-s, Znj.Armela Krasniqi, u shpreh se etika në media është një detyrim por dhe sfidë në kohët e zhvillimit të teknologjisë dhe transformimit të medias. “Shtypi duhet të jetë i lirë, sepse vetëm një shtyp i lirë krijon qytetarë të shëndetshëm”, tha mes tjerash kryetarja e AMA-s.
Në këtë diskutim, Dekani i Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Prof. Dr. Ferid Selimi, u shpreh se etika është një nga shtyllat bazë të formimit profesional të studentëve të komunikimit, dhe UBT është e përkushtuar që përmes kurrikulave moderne dhe trajnimeve të përgatit gazetarë të përgjegjshëm.
Mesazhi i dhënë nga ky forum, për profesionistë e studentë që presin të diplomohen është shumë i rëndësishëm: Etika në gazetari nuk është luks, por domosdoshmëri. Liria e shprehjes dhe përgjegjësia duhet të ecin krah për krah, për një media më të lirë, më të drejtë dhe më profesionale.
 
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit shënohet çdo vit më 3 Maj. Kjo ditë është shpallur nga UNESCO dhe Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1993, për të promovuar lirinë e shtypit dhe për të përkujtuar gazetarët që kanë humbur jetën në krye të detyrës.
Perpara Roli i medias në krijimin e një shoqërie të ndërgjegjshme. Sekretarja e Përgjithshme e AMA-s në samitin e organizuar nga RTUK

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara