E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Transparenca AMA-TikTok, nga 22 gushti në 20 dhjetor shënohen 730 ankesa nga qytetarët

Vijon bashkëpunimi me qytetarët dhe TikTok për heqjen e përmbajtjeve të dëmshme nga kjo platformë.

Nga periudha 22 gusht-20 dhjetor janë shqyrtuar dhe marrë masat për 730 ankesa të ardhura në AMA ndërsa 285 janë vlerësuar në shkelje të ligjit.

Nga këto, 280 video-audio janë hequr nga platforma dhe 5 të tjera janë në shqyrtim

Sa i takon piraterisë, nga fillimi i bashkëpunimit me platformën TikTok, janë shënuar, 1305 video të raportuara për pirateri, të cilat janë hequr nga platforma.

Si pasojë e raportimeve nga qytetarët, 175 profile u mbyllën për përmbajtje të piratuara.

Çdo ankesë e ardhur në AMA është shqyrtuar me përgjegjësi të plotë dhe në zbatim të dispozitave ligjore.

Perpara Lojërat online: Si t’i mbrojmë fëmijët?
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara