Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe Vendimit
nr.243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele,
periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Autoriteti i
Mediave Audiovizive njofton se:
Në përfundim të afatit kohor për dorëzimin e dokumentave për konkurim nëpërmjet
procedurës së lëvizjes paralele, është paraqitur një kandidaturë për të konkurruar për
pozicionin:
– Specialist në Sektorin e Licencave në Drejtorinë Juridike dhe të Licencave –
Kategoria III-b
Nga verifikimi paraprak i kandidatëve të cilët përmbushin kushtet e lëvizjes paralele dhe
kërkesat e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, për pozicionin e mësipërm
është kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të procedurës së lëvizjes paralele:
– Z. Klodian Kanani
Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 29.01.2021 ora 10.00, pranë ambienteve të
AMA
Login
0 Comments
Oldest