NJOFTIM “PËR ÇELJEN E GARËS PËR DHËNIEN E 1 LICENCE PRIVATE KOMBËTARE TË TRANSMETIMIT AUDIO ANALOGE”
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në mbështetje të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, rregullores “ rregullores “Për procedurat dhe kriteret për dhënien e licencës së transmetimit audio”, miratuar me vendimin nr. 153, datë 18.07.2016 të AMA-s, i ndryshuar, si dhe vendimit nr. 221, datë 01.12.2017 të AMA-s “Për çeljen e garës për dhënien e 1 licence private kombëtare të transmetimit audio analoge dhe miratimin e dokumentacionit të licencimit” do të organizojë garën e kandidaturave për dhënien e 1 licence private kombëtare të transmetimit audio analoge, të përbërë nga:
1. licenca e shërbimit të programi audio,
2. licencë për ndërtimin e operimin e rrjetit analog.
Subjektet e interesuara për t’u pajisur me licencë private kombëtare transmetimi audio analoge, janë të lutur që të depozitojnë aplikimet në Autoritetin e Mediave Audiovizive, rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 15, Kutia Postare 1010, Tiranë, brenda datës 22.01.2018 ora 10.00.
Dokumentacioni i plotë i konkurrimit të kandidaturave, që përfshin:
- Rregulloren “Për procedurat dhe kriteret për dhënien e licencës së transmetimit audio” e ndryshuar;
- Kushtet teknike të instalimit të pajisjeve transmetuese për secilën zonë të shpallur; (Pika e transmetimit, kanali);
- Kërkesat programore;
- Pagesat për licencën, taksat etj, të llogaritura për zonën në fjalë,
Mund të tërhiqet në zyrën e Arkivë-Protokollit, në AMA pas kryerjes së pagesës në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, nga çdo subjekt që synon të marrë pjesë në konkurrim.
Aplikimet do të hapen në datën 22.01.2018, ora 10.00, në mjediset e AMA-s, ku subjektet aplikues apo përfaqësuesit e autorizuar prej tyre, kanë të drejtë të jenë të pranishëm në momentin e hapjes së dosjeve të aplikimit.
Autoriteti i Mediave Audiovizive
Tiranë, më 14.12.2017