E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Tërhiqet dokumentacioni për licencimin e 5 rrjeteve numerike tokësore kombëtare

Tërhiqet dokumentacioni për licencimin e 5 rrjeteve numerike tokësore kombëtare

Në datën 23.04.2015 në ambientet e Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA u zhvillua procedura e tërheqjes me short të dokumentacionit të licencimit të 5 rrjeteve numerike tokësore kombëtare. Procesi u mbikqyr nga nga komisioni i ngritur me Urdhrin nr. 126 datë 22.04.2015 të Kryetarit të AMA-s “Për ngritjen e Komisioni të Beauty Contest për shqyrtimin e aplikimeve për licencën private kombëtare transmetimi audioviziv”.

Me propozim të kryetarit të Komisionit, secili nga anëtarët e komisionit të ngritur kishte tërhiqur dokumentacionin për llogari të një prej pesë subjekteve të përzgjedhur nga AMA, sipas Vendimit Nr. 29 datë 16.04.2015 “Për çeljen e procedurës së dhënies së 5 licencave private kombëtare transmetimi audioviziv numerik, sipas beauty kontest”, si më poshtë:

– shoqëria “Tv Klan” sh.a.,
– shoqëria “Top Channel” sh.a.,
– shoqëria “Digit-Alb” sh.a.,
– shoqëria “Supersport” sh.a.,
– shoqëria “Tring TV” sh.a.,

Të 5 përfaqësuesit e subjekteve u paraqitën në ambientet e AMA-s për tërheqjen e dokumentacionit.

Konkretisht shoqëria “TV Klan” sh.a tërhoqi dokumentacionin për rrjetin numerik të identifikuar me Nr – 006 K; shoqëria “Top Channel” sh.a,. tërhoqi dokumentacionin për rrjetin Nr – 007K; shoqëria“Tring TV” sh.a, tërhoqi dokumentacionin për rrjetin Nr – 005 K; Shoqëria “Digit-Alb” sh.a,. tërhoqi dokumentacionin për rrjetin Nr -003 K dhe shoqëria “Supersport” sh.a,. tërhoqi dokumentacionin për rrjetit numerik Nr – 004 K.

Tiranë, më 23.04.2015

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Perpara Njoftim

Leave Your Comment

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara