Të ndalohet reklama që cënon të drejtat e publikut

Të ndalohet reklama që cënon të drejtat e publikut

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, ka evidentuar në 24 orët e fundit transmetimin e një reklame televizive mbi aktivitetin e Universitetit Europian të Tiranës, për pranimet e reja në këtë vit akademik studimor.

Përmbajtja e reklames haptazi cënon të drejtat e konsumatoreve, duke iu dhënë atyre informacion për këtë subjekt arsimor privat dhe njëkohësisht duke përçmuar sistemin arsimor publik të Republikës së Shqiperisë

AMA iu kërkon operatoreve audiovizive të ndërpresin menjëherë transmetimin e kësaj reklame, që ka haptazi natyrë të pandershme tregtare për shkak të krahasimit me institucione të tjera të identifikuara.

AMA kërkon dhe nga Autoriteti i Konkurrencës dhe nga Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorëve që ta shqyrtojnë këtë rast për përputhshmërinë ligjore.

AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE

Tiranë, më 16 Shtator 2017

Perpara Nis me sukses procesi i dixhitalizmit në Qarkun e Beratit