E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Raporti vjetor për aktivitetin e AMA-s gjatë vitit 2014 diskutohet në Kuvendin e Shqipërisë

 Raporti vjetor për aktivitetin e AMA-s gjatë vitit 2014 diskutohet në Kuvendin e Shqipërisë

 Ditën e martë, më 24 mars 2015, në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në Kuvendin e Shqipërisë, u diskutua Raporti Vjetor 2014 i aktivitetit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA.

 Kryetari i AMA-s, z. Gentian Sala, bëri një përmbledhje të aspekteve kryesore të performancës së institucionit gjatë vitit të kaluar, si dhe parashtroi një paketë propozimesh për objektivat dhe pritshmëritë e këtij viti. Deputetët e pranishëm kanë vlerësuar punën e institucionit në katër muajt e fundit, që nga momenti i rikonstituimit të Këshillit të AMA-s. Ata adresuan pyetje dhe bënë komente mbi aspekte të ndryshme të aktivitetit të Autoritetit, si procesi i digjitalizimit, raportet AMA-TVSH, lufta kundër piraterisë në transmetimet audio dhe audiovizive, përmirësimi i kapaciteteve teknike dhe teknologjike në procesin e monitorimit, menaxhimi i burimeve njerëzore etj.

Raporti Vjetor 2014 është publikuar tashmë dhe në faqen elektronike të AMA-s.

Tiranë, më 24 mars 2015

Autoriteti i Mediave Audiovizive

 

Perpara Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit AMA-KQZ për zgjedhjet e pushtetit vendor

Leave Your Comment

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara