E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Përmirësimi i raportimit gjatë fushatës për zgjedhjet vendore

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS) dhe Departamentin e Gazetaris dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, ditën e mërkurë, datë 12 Dhjetor 2018, prezantuan fillimin e projektit “ZGJEDHJET LOKALE DHE MEDIA”.

Në prag të zgjedhjeve vendore në qershor të vitit 2019, të tre partnerët angazhohen se do të organizojnë disa aktivitete trajnimi për përmirësimin e raportimit gjatë fushatës për zgjedhjet vendore me gazetarë lokalë në qarqe të ndryshme të vendit. Synimi është rritja e cilësisë së mbulimit të procesit zgjedhor, ku gazetarët do të kenë mundësi të përvetësojnë njohuri dhe të shkëmbejnë eksperienca se si të përmbushin funksionin e tyre në bazë të parimit: Gazetari nuk duhet t’i mësojë votuesit se për kë të votojnë, por t’u tregojë se për cfarë votojnë.

Në fjalën e mirëseardhjes Kryetari i AMA-s, z. Gentian Sala falenderoi fondacionin gjerman për mbështetjen dhe përshëndeti bashkëpunimin me Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në UT. Z. Sala veçoi se cilësia e raportimit të ngjarjeve dhe sidomos të zgjedhjeve mbetet një ndër faktorët matës të demokracisë.

Drejtori i zyrës për Shqipërinë i KAS, z. Walter Glos, vuri theksin në rëndësinë e ngritjes së një demokracie të qendrueshme dhe të shpërndarë për të gjithë qytetarët. Ai tha se KAS po ndihmon me gjithë mjetet që ka për forcimin e demokracisë në vend “Gazetarët lokalë janë një instrument për të kuptuar më mirë dinamikat e vendit”.

Z. Mark Marku, shef i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në UT e vlerësoi projektin dhe u shpreh optimist për arritjet e tij. Po ashtu ai përmendi edhe bashkëpunimet e deritanishme me AMA-n dhe vlerësoi se me ndihmën e secilit nga këto bashkëpunime ka ndikuar tek cilësia e gazetarisë, gazetarëve, studentëve dhe e raportimit të lajmit.

 

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Tiranë, më 12 dhjetor 2018

Perpara Improving the relationship during the local elections campaign

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara