E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Njoftim për ndërprerjen e transmetimeve numerike në mënyrë të paligjshme.

Njoftim për ndërprerjen e transmetimeve numerike në mënyrë të paligjshme.

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në zbatim të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe VKM-së Nr. 292, datë 02.05.2012, “Për  miratimin e Strategjisë së Kalimit nga Transmetimet Analoge në Transmetimet Numerike”, ka një rol të rëndësishëm në procesin e kalimit në transmetimet numerike.

AMA, si autoriteti përgjegjës për administrimin e spektrit të frekuencave për transmetimet audiovizive, ka përcaktuar kanalet frekuencore për rrjetet numerike kombëtare publike dhe private, bazuar në Aktet Finale të Konferencës Rajonale të Radiokomunikacionit për planifikimin e shërbimit të transmetimit numerik tokësor në pjesët e Rajoneve 1 dhe 3, në bandat e frekuencës 174-230 MHz dhe 470-862 MHz (RRC 06), ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr. 9851, 26.12.2007.

Ndërkohë që pritet të fillojnë transmetimet numerike, situata është e tillë që një pjesë e kanaleve frekuencore të planit numerik shqiptar aktualisht janë të zëna nga transmetimet analoge dhe një pjesë tjetër nga transmetimet numerike në mënyrë të paligjshme.

Lirimi i kanaleve frekuencore që janë zënë nga transmetimet analoge do të realizohet pas mbështetjes së operatorëve lokalë/rajonal analog në rrjetet numerike kombëtare.

Ndërkohë, kërkohet ndërprerja e transmetimeve numerike në mënyrë të jashtëligjshme dhe lirimi i frekuencave përkatëse , brenda datës 31 dhjetor 2016, për t’i hapur rrugë përfundimit të procesit të digjitalizimit në një kohë sa më të shkurtër.

Në rast të mos ndërprerjes së transmetimeve numerike të paligjshme brenda afatit të përcaktuar më sipër, AMA do të ndërmarrë sanksionet përkatëse të përcaktuara në ligj dhe aktet rregullatore.

Autoriteti i Mediave Audiovizve

Tiranë, më 9 Nëntor 2016

Perpara Njoftim për shtyrje afati për subjektet audiovizive allotmenti Tiranë – Durrës

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara