E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

NJOFTIM PËR MEDIA

NJOFTIM PËR MEDIA

Njoftim për media Në datat 7-8 maj 2015 një delegacion i Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA mbështetur nga Këshilli i Europës ishte në Holandë ku zhvilloi takime pune në Autoritetin Holandez të Mediave (Commissariaatvoor de Media), në Institutin Holandez të Klasifikimit të Përmbajtjes së Medias Audiovizive (NICAM), në Fondacionin Holandez të Transmetimeve, CoBo, në Organizatën e Transmetimit që përbën sistemin e transmetimit publik Holandez, NOS Newsroom etj. Qëllimi i vizitës ishte njohja me këto institucione, përvetësimi i eksperiencave më të mira në fushën e transmetimeve audiovizive, si dhe për të parë shembullin e funksionimit të Autoritetit Rregullator Holandez. Në kuadër të reformave në fushën e digjitalizimit të medias elektronike, trajnimi dhe njohja e administratës së AMA-s me standardet dhe praktikat më të mira evropiane dhe ndërkombëtare në fushën e medias elektronike, është garanci e shtuar në këtë drejtim. Vizita në Autoritetin Holandez të Mediave u fokusua në mënyrë të veçantë te detyrat dhe kompetencat e institucionit, kalimin nga transmetimet analoge në transmetimet digjitale, bashkëpunimin ndërkombëtar, sfidat e teknikave të reja të reklamave dhe televizioneve si dhe në kërkimet programore.

Perpara NJOFTIM PËR MEDIAT

Leave Your Comment

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara