E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Kryetari i Autoritetit të Mediave Audiovizive Z. Gentian Sala fton në takim përfaqësues nga Këshilli i Europës, OSBE-ja, dhe Instituti Shqiptar i Medias

Kryetari i Autoritetit të Mediave Audiovizive Z. Gentian Sala fton në takim përfaqësues nga Këshilli i Europës, OSBE-ja, dhe Instituti Shqiptar i Medias

Ditën e mërkurë, më datë 16 shtator, në ambientet e Autoritetit të Mediave Audiovizive, me ftesë të Kryetarit z. Gentian Sala dhe në praninë e Sekretares së Përgjithshme të Autoritetit zj. Alba Qirjazi dhe zj. Dilfirus Vrioni, Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Jashtë dhe me Publikun, u zhvillua takimi me përfaqësuesit e Këshillit të Evropës znj. Fabiola Haxhillari dhe z. Olsi Dekovi, OSBE-së, zj. Claudia Vollmer, Shefe e Departamentit për Demokratizim, dhe zj. Ilda Londo përfaqësuese e Institutit Shqiptar të Medias. Takimi u zhvillua në kuadër të ngritjes së partneritetit të qëndrueshëm me institucionet e lartpërmendura dhe koordinimin në përmbushjen sa më të plotë të detyrimeve dhe prioriteteve të AMA-s.

Në fjalën e tij Z. Sala theksoi se në këtë moment AMA është e fokusuar: në përmbylljen e procesit të licencimit të operatorëve numerik kombëtar. Pritet gjithashtu që deri në fund të muajit shtator Bordi Drejtues i AMA-s të dalë me vendim mbi Beauty Contest. Me rëndësi për Autoritetin, theksoi Z. Sala, në këtë moment, është finalizimi i kontratës AMA-RTSH dhe kontrata e mbartjes së operatorëve lokal në rrjetin e RTSH-së. Duke pasur parasysh prioritetet e Autoritetit Z. Sala ia rivuri në vëmendje përfaqësuesve të institucioneve fushat e bashkëpunimit dhe interesit të dyanshëm, ku me rëndësi të posaçme u renditën:

– kuadri i asistencës teknike-profesionale;
– kuadri i kontributit të aktorëve në fushat me interes të përbashkët për rritjen e impaktit për rritjen e cilësisë së përmbajtjeve/transmetimeve të operatorit publik;
– formalizimi i mënyrave të bashkëpunimit;

Përfaqësuesit e AMA-s bënë një prezantim të planit afatshkurtër, deri në fund të vitit 2015 ku i rëndësishëm u cilësua procesi i përfundimit të rregulloreve të brendshme. Në këtë pikë, zj. Qirjazi, u shpreh se Autoriteti është në momentin e ndërtimit dhe qartësimit të roleve dhe dinamikës së brendshme të institucionit dhe për këtë qëllim po hartohen edhe dokumentet përkatëse. Rëndësi e madhe iu vu edhe ndërtimit të marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunuese midis AMA-s dhe organizmave të tjerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë që kanë lidhje me median si dhe rritjes së efikasitet të rolit të AMA-s në publik. AMA u tregua e hapur për çdo propozim për formalizimin e bashkëpunimit.

Përfaqësuesit e Këshillit të Evropës u shprehën se mbështetja për AMA-n zë vend kryesor dhe ajo është e plotë si në asistencën e kërkuar ashtu edhe në forma të tjera të bashkëpunimit. Përfaqësuesja e OSBE-së u shpreh po ashtu e interesuar për bashkëpunimin dhe e gatshme të ndihmojë në ekspertizë për krijimin e marrëdhënieve të frytshme dhe te qëndrueshme me RTSH-në. Zj. Ilda Londo, në emër të Institutit Shqiptar të Medias, shprehu fokusin ne interesin e përbashkët, në përmirësimin e pjesës përmbajtësore, në transparencën në media, besueshmërinë, përmirësimin e lirisë së shprehjes etj.
Ndërtimi i rrjeteve të partneritetit dhe bashkëpunimi reciprok për të kaluar sfidat për përshtatjen dhe rregullimin e vlerave për proceset demokratike, sidomos në lirinë e shprehjes, mbetën kryefjalë e këtij takimi.

Më pas diskutimi vazhdoi i lirë me pyetje mbi procesin e digjitalizimit, marrëdhënien e AMA-s me RTSH-në dhe sfidat e reja të institucionit në lidhje më fushën e tij të veprimit.

Nga takimi u arrit, në parim, bashkëpunimi me institucionet pjesëmarrëse dhe në ditët dhe javët në vijim pritet të institucionalizohet ky bashkëpunimi.

Kliko Këtu

Tiranë, 16.09.2015

Perpara Informacion mbi procedurat administrative për heqjen e licencës dhe/ose autorizimit të OShMA

Leave Your Comment

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara