E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Goditja ndaj gazetarit, kërcënim ndaj fjalës së lirë

Goditja ndaj gazetarit, kërcënim ndaj fjalës së lirë

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA  shpreh shqetësim të thellë për aktin e goditjes brutale të gazetarit Elvi Fundo dhe apelon autoritetet që të gjejnë sa më pare autorët.

AMA po përcjell me shqetësim njoftimet se ditën e mërkurë, 08.03.2017, është goditur brutalisht nga persona tani për tani të panjohur drejtuesi i Radio Best dhe platformës online CityNews.al, gazetari Elvi Fundo, në një zonë të populluar të qytetit të Tiranës.

Ne e konsiderojmë këtë akt të rëndë si kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj medias dhe fjalës së lirë. Fundo prej vitesh është i angazhuar në transmetimet radiofonike, si dhe njihet si një gazetar kritik ndaj zhvillimeve në vend.

Goditja në publik e një punonjësi aktiv të medias është një zhvillim trishtues dhe alarm për demokracinë. Apelojmë për autoritet e rendit dhe të sigurisë që të bëjnë gjithçka për zbulimin sa më parë të autorëve dhe rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë, në mënyrë që fajtorët të dalin para drejtësisë.

Ky do të ishte sinjali më i mirë për funksionimin e shtetit ligjor, për të mbrojtur median e lirë me çdo çmim dhe njëkohësisht për t’i demotivuar dhe sprapsur shkelësit e ligjit.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Tiranë, më 8 Mars 2017

Perpara Njoftim për çeljen e procedurës të dhënies së 1 (një) licence transmetimi audio të komunitetit

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara