E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

AMA zhvillon tryezën e rrumbullakët të trupave rregullatorë dhe partnerëve “Drejt përmirësimit të standardeve profesionale në produktet që ofrojnë shërbimet e masmedias” – ku publikohet edhe Buletini i Ankesave

AMA zhvillon tryezën e rrumbullakët të  trupave rregullatorë dhe partnerëve

“Drejt përmirësimit të standardeve profesionale në produktet që ofrojnë shërbimet e masmedias” – ku publikohet edhe Buletini i Ankesave

Këshilli i Ankesave, strukturë kryesore e AMA-s në përmbushje  te disa prej detyrimeve kryesore që vijnë nga ligji 97 /2013 “Për median audio dhe audiovizive në Republikën e Shqipërisë” për Kodin e Transmetimit por edhe rregulloreve të tjera të nxjerra nga AMA për përmiresimin e peizazhit mediatik ka publikuar së fundmi Buletinin e Ankesave dhe Anketimin mbi perceptimet e Kodit të Transmetimit nga target grupet – Buletini i ankesave – AMA.

Për paraqitjen e këtyre produkteve cilësorë, sfidave dhe shqetësimeve për përmirësimin e shumëçka media ofron si shërbime u organizua një tryezë e rrumbulllakët me pjesëmarrjen e aktorëve të ndryshëm.

Tryeza që u moderua nga Kryetarja e Këshillit të Ankesave Znj. Monika Stafa ishte organizuar në tre panele kryesorë ku u trajtuan përkatësisht:

– Betejat në grup të rregullatorëve nxisin efiçencën e hallakve të komunikimit me qytetarin

– Edukimi mbi median dhe roli vetërregullues i saj, qasjet dhe perspektivat e komunikimit me publikun në epokën e re digjitale

– Mënyrat për të nxitur kanalet e komunikimit në funksion të publikut – njohja e publikut me Kodin e Etikës dhe e drejta për reagim

Kryetari i Autoritetit të Mediave Audiovizive, Z. Gentian Sala vuri në qëndër të fjalës së tij respektimin e qytetarit në të gjitha transmetimet audiovizive. Ai vlerësoi Këshillin e Ankesave dhe Buletinin e parë të botuar prej tij. Kjo strukturë, e përbërë nga Kryetarja Znj. Monika Stafa dhe anëtarët Z. Urim Bajrami dhe Z. Erald Kapri,   funksionon sipas Nenit 20 të ligjit 97 /2013 “Për median audio dhe audiovizive në Republikën e Shqipërisë” ka rol vendimtar në mbikëqyrjen e zbatimit të kodit dhe rregulloreve të miratuara nga AMA, që kanë të bëjnë sidomos me respektimin e dinjitetit e të drejtave të tjera themelore të njeriut, në mënyrë të veçantë mbrojtjen e të miturve, të drejtës për informacion dhe sensibilizimin e opinionit publik, lidhur me respektimin e normave morale dhe etike në programet e ofruesve të shërbimeve audiovizive.

Znj. Bardhylka Kospiri, Zv. Ministre e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ngriti problematikën e respektimit në media të të drejtave të grupeve vulnerabël. Ajo theksoi se Ministria e saj është gjithnjë e gatshme për të punuar për pasurimin e akteve nënligjore për përmbushjen sa më të mirë të këtyre të drejtave. Liria e medias duhet parë në fuksionin të shoqërisë dhe jo anasjelltas. Ajo ngriti edhe shqetësimin për respektimin e gjuhës së shenjave nga televizionet, duke propozuar edhe një tryezë të ardhshme për këtë çështje.

Znj. Nora Malaj, Zv Ministre e Arsimit vuri në dukje rëndësinë e medias për t’u vënë në funksion të nxënësit dhe studentit, pra rrjedhimisht të qytetarit. Ajo e cilësoi si shumë të rëndësishëm rolin që informacioni ka në formësimin e mendimit kritik.

Z. Lufti Dervishi, nga Instituti Shqiptar i Medias, por edhe nën cilësinë e gazetarit edhe pedagogut në Departamantit të Gazetarisë në UT, e vlerësoi Buletinin e Ankesave në një realitet që jeta imiton televizionin, dhe etika në media shpesh është vendimtare për “sjelljet e reja sociale”.  “Puna e Këshillit të Ankesave është e vështirë”, – tha ai – “në një realitet ku televizionet shpesh e përdorin hapësirën publike sikur ta kenë hapësirë private”.

Këto produkte, që shkojnë në shërbim të publikut shqiptar por dhe vetë mediave, kanë qellim të rrisin cilësinë në përmbajtjen e prodhimeve audiovizive dhe zbatimin e parimeve editoriale që operarorët duhet të ndjekin bazuar në rregullat etike të përcaktuara nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Këto publikime janë gur themelor nga ku nis puna për një debat cilësor dhe efektiv për të shkuar drejt standardeve profesionale nga ana e subjekteve audiovizive.

Të ftuar në takim ishin radiot dhe televizionet, Komisioni i Medias, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe e Rinisë, Ministria e Arsimit, Instituti Shqiptar i Medias, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në Univeritetin e Tiranës, Komisioneri për të Drejtën e Informimit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Agjencia për Mbrojtjen e Fëmijëve, studentë të gazetarisë, partnerët ndërkombëtarë etj.

Buletinin e Ankesave dhe Anketimi mbi perceptimet e Kodit të Transmetimit nga target grupet, gjenden edhe në faqen zyrtare të AMA-s, për të gjithë të interesuarit – Buletini i ankesave – AMA.

Perpara AMA organizon takim mbi statusin aktual të procesit të digjitalizmit të transmetimeve audiovizive

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2021 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara