E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

AMA organizon pritje me rastin e Ditës Ndërkobëtare së Medias

AMA organizon pritje me rastin e Ditës Ndërkobëtare së Medias

Me rastin e datës 3 maj, Ditës Ndërkombëtare së Medias, në kuadër të angazhimit të përbashkët institucional, Autoriteti i Mediave Audiovizive, organizoi një pritje për të gjithë aktorët që ndikojnë në fushën e medias pranë zyrave të reja të institucionit.

Në këtë aktivitet ishin pjesëmarrës dhjetëra drejtues të mediave shqiptrare, Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Z. Claus Neukrich si dhe aktorë të tjerë të cilët kanë rol thelbësor në përmbushjen dhe bashkërendimin e forcave për rregullimin e tregut mediatik.

Kryetari i AMA-s, Gentian Sala premtoi se pas krijimit të standadeve të punës, institucioni do të ofrojë profesionalizëm të lartë në rritjen e kapacitetieve monitoruese për radio-televizionet

Ndërsa Shefi I Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Claus Neukirch gjatë përshëndetjes së tij, i dha një rol tw rëndësishwm lirisë së medias dhe asaj tw shtypit për hyrjen në familjen e madhe Europiane

Ky aktivitet shërbeu si një rast shumë i mirë i njohjes së kontributit të dhënë  si dhe për ofrimin e sinergjive në favor të konsolidimit të performancës mediatike në tërësi, pjesë e së cilës është dhe tregu audioviziv.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Tiranë më 3 Maj 2017

Perpara AMA zhvillon tryezën e rrumbullakët të trupave rregullatorë dhe partnerëve “Drejt përmirësimit të standardeve profesionale në produktet që ofrojnë shërbimet e masmedias” – ku publikohet edhe Buletini i Ankesave

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara