E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

AMA dhe RTSH për digjitalizimin dhe Kontratën e Shërbimit Publik

AMA dhe RTSH për digjitalizimin dhe Kontratën e Shërbimit Publik

Ditën e mërkurë, më 25.05.2016, u zhvillua një takim pune mes drejtuesve të Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA, z. Gentian Sala dhe të Radiotelevizionit Shqiptar, RTSH, z. Thoma Gëllçi. Ky ishte kontakti i parë zyrtar mes dy institucioneve, që pas zgjedhjes së drejtorit të ri të RTSH-së disa ditë më parë. Digjtalizimi i Transmetuesit Publik dhe finalizimi i Kontratës së Shërbimit të këtij institucioni, ishin dy çështjet kryesore ky u fokusua takimi, duke trajtuar problematikat me karakter ligjor, programor, teknik dhe ekonomik e financiar.

Një grup pune i përbashkët, në nivel ekspertësh, do të qëndrojë në kontakt dhe bashkëpunim të pandërprerë deri në përfundim të dokumentacionit të domosdoshëm për etapat e procesit të digjitalizimit dhe hartimit e nënshkrimit të Kontratës së Shërbimit Publik. Nga përfaqësuesit e dy institucioneve u nënvizua fakti se kalimi i transmetimeve nga analogu në numerik për RTSH-në, veç anës teknike dhe teknologjike, duhet parë me vëmendje të madhe dhe si çështje e përmbajtjeve që do të emetohen. Kanalet që do të përfshijnë platformën numerike të Transmetuesit Publik duhet të garantojnë shumëllojshmëri dhe cilësi, duke plotësuar kërkesat e të gjitha grupimeve sociale.

Ndërkohë që RTSH është e angazhuar në fazën e parë, për të realizuar ndërtimin e rrjetit numerik për Tiranën e Durrësin, AMA po vijon fushatën e informimit të publikut mbi kalimin e transmetimeve audiovizive nga analogu në digjital tokësor.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

 Tiranë më, 25 Maj 2016

Perpara Autoriteti i Mediave Audiovizive në bashkëpunim me MIAP organizojnë konfererencën “Media e gjeneratës tjetër”

Leave Your Comment

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara