E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Informacione mbi procesin e digjitalizimit të transmetimeve audiovizive në qarqet e Tiranës dhe Durrësit

Nisur nga pyetjet, telefonatat dhe komentet e shumta ardhur pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), po ju përsërisim disa informacione mbi procesin e digjitalizimit të transmetimeve në qarkun e Tiranës dhe Durrësit.

  • Me fillimin e transmetimeve digjitale banorët e qarkut të Tiranës dhe Durrësit kanë mundësi të ndjekin 34 kanale pa pagesë të cilat mund të shikohen nga të gjithë dekoderat e tipit DVB-T2;
  • Të gjithë televizorët pavarësisht nga viti i prodhimit apo marka, përshtaten me dekoderat (DVB-T2) që gjenden në shitje;
  • Nga qeveria janë shpërndarë 88 mijë dekodera falas për familjet që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike.Të gjithë këta dekodera marrin falas, pa pagesë, 34 kanale;
  • Fushata për informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut për procesin e digjitalizimit, zhvillohet prej rreth dy viteve, duke u konsideruar fushata me kohëzgjatje më të madhe krahasuar me vendet e tjera të rajonit.
  • Janë realizuar rreth 300 emisione me pjesëmarrjen e specialistëve të AMA-s, por dhe ekspertëve të fushës, shoqëruar me transmetimin periodik të spoteve shpjeguese të dedikuara për fushatën e ndërgjegjësimit dhe informimit në mediat në televizione dhe radio;
  • Teknologjia që po aplikohet DVB-T2 është përcaktuar në Strategjisë Kombëtare për Digjitalizimin në vitin 2012, gjithashtu sanksionuar edhe në Ligjin Nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Kostot e kalimit në transmetime numerike për operatorët lokalë do të mbulohen nga shteti gjatë vitit të parë. Kjo sanksionuar me Ligjin Nr. 34/2017 “Për lirimin e frekuencave të Dixhital Dividentit”, i ndryshuar;
  • AMA, në vitin 2015, ka ulur tarifën për operatorët lokalë rajonalë që mbështeten në rrjetin e operatorit publik, nga 5760 euro/muaj që ishte projektuar nga bordi i mëparashëm i AMA-s, në rreth 2150 euro/muaj;
  • AMA, ka fondin e garantuar nga qeveria shqiptare, për fushatën e informimit dhe ndërgjegjësimit të publikut për këtë proces deri në fund të vitit 2018. Ky fond do të përdoret për të ripërshtatur reklamat, në bazë të problematikave të hasura gjatë kalimit të transmetimeve audiovizive në qarkun e Tiranës dhe Durrësit;
  • AMA do të vijojë me fushatën e informimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve me qëllim që kalimi në transmetimet digjitale në qarkun e Tiranës dhe Durrësit të realizohet me sukses brenda dates 15 Janar 2019.

 

Autoriteti i Mediave Audiovizive                                                                   

13 Shtator 2018

Perpara PYETJE TË SHPESHTA MBI DIGJITALIZIMIN

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara