E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Njoftim për shtyrje afati për subjektet audiovizive allotmenti Tiranë – Durrës

Njoftim për shtyrje afati për subjektet audiovizive allotmenti Tiranë – Durrës

Në vijim të shkresës tonë nr. 2846 prot., datë 21.09.2016, me anë të së cilës kemi kërkuar depozitimin nga ana juaj të kontratës për mbështetje në rrjetin numerik që do të përzgjidhet nga ana juaj, ju njoftojmë se:

Si pasojë e shtyrjes së datës së fillimit të transmetimeve televizive numerike tokësore të Radio dhe Televizionit Shqiptar, në qarqet Tiranë – Durrës, në datën 01 dhjetor 2016, afati për depozitimin në Autoritetin e Mediave Audiovizive të kontratës që do të lidhet nga ana juaj për t’u mbështetur në rrjet numerik shtyhet në datën 31 dhjetor 2016.

Ju rikujtojmë se, në rast se nuk konkludoni me arritjen e marrëveshjes, transmetimi i programit televiziv të emetuar nga ana juaj do të ndërpritet, pasi licenca e subjektit tuaj për transmetime audiovizive analoge do të bëhet e pavlefshme.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Tiranë, më 9 Nëntor 2016

Perpara Njoftim “Për çeljen e garës për dhënien e 2 licencave private kombëtare transmetimi audioviziv numerik”

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2021 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara