Të dhënat e publikuara nga Zyra Rajonale e OBSH-së për Evropën zbulojnë nivele në rritje të problematikave, si pasojë e përdorimit të gabuar të rrjeteve sociale nga adoleshentët. Shifra prej 7️ për qind në 2018, është rritur në 11 për qind në vitin 2022. Kjo, së bashku me gjetjen se 12 për qind e adoleshentëve ekspozohen përballë rreziqeve të ndryshme nga lojërat online, ngre shqetësime serioze mbi mirëqenien mendore të të rinjve në këto kohë kur zhvillimi i teknologjisë dhe interneti ofrojnë një botë të re virutale për përdorim.
Gjetjet vijnë nga studimi i Sjelljes Shëndetësore tek Fëmijët e Moshës Shkollore (HBSC), i cili anketoi rreth 280 mijë adoleshentë në 44 vende dhe rajone në Evropë, Azinë Qendrore dhe Kanada.
Përdorimi i duhur i internetit është mënyra e vetme për të marrë përfitimet që rrjedhin prej tij.