Inteligjenca Artificiale (AI) është bërë pjesë e përditshmërisë tonë, duke transformuar ndjeshëm aspekte të ndryshme të mënyrës se si jetojmë, punojmë dhe ndërveprojmë.
Nga rritja e produktivitetit, deri te përmirësimi i kujdesit shëndetësor dhe revolucionarizimi i argëtimit, ndikimi i AI është i gjerë dhe vazhdon të rritet.
Por si çdo gjë e re dhe e përdorshme në shumë drejtime, edhe AI mund të keqpërdoret duke prodhuar imazhe të rreme dhe Dezinformim. Prandaj ekspertët këshillojnë të tregohemi të vëmendshëm për të dalluar të vërtetën nga mashtrimi i prodhuar nga përdorimi i Inteligjencës Artificiale.
Pak vëmendje e shtuar mbi përmbajtjet që shohim, dëgjojmë apo konfirmimi i fakteve nga burime të besueshme, janë një hap i sigurtë për të mbrojtur veten nga keqpërdorimi i AI.
Ndaj po ju sjellim disa nga këshillat që ekspertët japin, për të dalluar përmbajtjet e rreme nga ato të vërteta.