Gjuha e urrejtjes nxit dhunë dhe intolerancë. Edhe pse ende nuk ka një përkufizim të vetëm, të gjithëpranuar, të gjithë biem dakord kur thuhet se shkalla dhe ndikimi i gjuhës së urrejtjes është rritur me zhvillimin e teknologjive të reja të komunikimit.
Gjuha e urrejtjes shpreh dhe/ose inkurajon dhunën ndaj një personi ose grupi personash, bazuar në karakteristika si raca, feja, gjinia etj. Si e tillë, gjuha e urrejtjes – përfshirë edhe atë online – është bërë një nga mënyrat më të zakonshme të përhapjes së retorikës përçarëse, në shkallë globale.
Më poshtë do të gjeni disa mënyra, të këshilluara nga Kombet e Bashkuara, se si të përballemi, por edhe të parandalojmë, përmbajtje që përcjellin gjuhë urrejtje.