Përdorimi i Inteligjencës Artificiale (IA) ka sjellë shumë përfitime për njerëzimin, që nga përdorimet në shëndetësi e deri tek lehtësitë e qasjes në teknologji, në përditshmërinë tonë. Por krahas përfitimeve, përdorimi i gabuar apo me keqdashje i IA-së mund të sjellë pasoja negative, ndonjëherë të rënda.
Përhapja e shpejtë e dezinformacionit dhe lajmeve të rreme është një ndër dëmet që mund të shkaktohen nga përdorimi me keqdashje i IA-së.
Po kështu përmes kësaj teknologjie mund të krijohen video/audio të manipuluara të cilat mund të përdoren për sulme personale apo mashtrim.
Ndërkaq, jo rrallë ka ndodhur që nga keqpërdorimi i IA-së janë shkelur të drejtat e njeriut, është cenuar privatësia dhe ka pasur shumë raste të shkeljes së pronësisë intelektuale.
Prandaj sa më shpejt t’i kuptojmë këto pasoja, aq më të aftë do të jemi të menaxhojmë rreziqet që vijnë nga IA-së.