E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Bashkepunimi AMA-OSBE, video kundër përdorimit të gjuhës së urrejtjes në transmetime televizive

Gjuha e urrejtjes në transmetimet audio dhe audiovizive është e ndaluar me ligj. Programet që nxisin urrejtje ose dhunë kundër individëve ose grupeve për arsye të tilla, si raca, gjinia, feja, bindjet politike etj., janë rreptësishtë të ndaluara. Mediat nuk duhet të promovojnë ose të nxisin qëllimisht ose në mënyrë indirekte cilëndo nga format e diskriminimit apo intolerancës.

Kjo është video e dytë, e prodhuar në kuadër të iniciativave të Edukimit Mediatik, në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri.


Kryetarja e AMA-s i ka bërë thirrje qytetarëve të paraqesin pranë Këshillit të Ankesave çdo shqetësim apo shkelje që vënë re në përmbajtjet audio dhe audiovizive, ankesa të cilat do të shqyrtohen me seriozitet dhe përgjegjësi duke respektuar legjislacionin në fuqi.

Perpara Takimi i Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Krasniqi: Falenderuese për mbështetjen dhe partneritetin e ngushtë
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara