AMA vijon rregullimin e tregut audioviziv
Autoriteti i Mediave Audiovizive vijon me kontrollin dhe verifikimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre audiovizive pa licencë, ose autorizim nga AMA.
Në kuadër të respektimit të kërkesave ligjore, AMA ka bërë sekuestrimin e pajisjeve audiovizive subjekteve kabllorë, në Bashkinë Orikum, të qarkut Vlorë dhe në Bashkinë Fier, të cilët ushtronin veprimtarinë audiovizive, pa autorizim nga AMA.
Ritheksohet se Autoriteti i Mediave Audiovizive do të vijojë me kontrollet dhe verifikimet përkatëse në të gjithë territorrin e vendit me qëllim identifikimin e çdo subjekti që ushtron aktrivitet audioviziv të palicencuar, apo të paautorizuar nga AMA, duke marrë të gjjitha masat përkatëse të parashikuar nga legjislacioni ne fuqi.
Autoriteti i Mediave Audiovizive
Tiranë, më 16 shtator 2016