E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

AMA vijon aksionin kundër transmetimeve të paligjshme në tregun audio dhe audioviziv

AMA vijon aksionin kundër transmetimeve të paligjshme në tregun audio dhe audioviziv

Në kuadër të aksionit kundër paligjshmërisë, daljes në transmetim pa licencë dhe paautorizim, në zbatim të detyrave dhe funksioneve të veta ligjore AMA ka vijuar me inspektimin e veprimtarisë së ofruesve të shërbimeve mediatike audio dhe audiovizive.

AMA, nisur nga interferencat e shkaktuara në brezin e navigimit ajror ka bërë sekuestrimin e pajisjeve transmetuese të subjekteve Radio Stinët dhe Radio New Planet, të cilat transmetonin në qytetin e Tiranës.

Subjektet e sipërpërmenduar nuk kishin asnjë dokument.

Gjithashtu AMA ka bërë sekuestrimin e pajisjeve transmetuese të subjekti kabllor në fshatin Dritaj, të Njësisë Administrative Qukës, në Qarkun e Elbasanit, si dhe ka ekzekutuar vendimin për sekuestrimin e pajisjeve transmetuese të shoqërisë “Fibernet”sh.p.k. në qytetin e Tiranës, i cili ofronte shërbime audiovizive përmes transmetimit të paketave televizive.

Të gjithë subjektet e mësipërm bënin ofrimin e shërbimeve audio dhe audiovizive pa asnjë dokumentacion të vlefshëm ligjor nga ana AMA-s, pa licencë dhe pa autorizim. Ndaj këtyre subjekteve AMA është duke përgatitur materialin përkatës për vazhdimin e mëtejshëm të procedurave administrative dhe atyre penale.

AMA thekson se aksioni kundër transmetimeve të kundërligjshme, të palicencuar nga AMA, do të vijojë intensivisht edhe gjatë ditëve në vijim.

Tiranë, më 23 shtator 2015

Perpara AMA dhe KDIMDP nënshkruajnë marrëveshjen për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara