MONITORIMI I SPEKTRIT TË FREKUENCAVE
AMA monitoron brezat e frekuencave, të caktuara në Planin Kombëtar të Frekuencave (miratuar me VKM 277, date 29.03.2017 “Per miratimin e Planit Kombetar te Frekuencave”) për transmetime audiovizive, me qëllim që:
- Përdorimi i frekuencave të dhëna me licencë të jetë në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi, në zbatim të kushteve të licencës;
- Spektri i frekuencave të përdoret vetëm nga përdoruesit e lejuar, sipas dispozitave të ligjit 97/2013;
- Të krijojë një mjedis të përshtatshëm dhe pa interferenca të dëmshme për operimin e sistemeve dhe të stacioneve të transmetimit audioviziv, që do të përdoren për qëllime private ose publike.
Monitorimi i frekuencave bëhet në përputhje me rregulloren Nr. 21, datë 27.12.2013 “Mbi procedurat e inspektimit/monitorimit të veprimtarisë së ofruesve të shërbimit mediatik audio dhe/ose audioviziv”.
AMA, për monitorimin e frekuencave, bashkëpunon me AKEP-in dhe me institucionet e tjera, të ngarkuara për administrimin e spektrit të frekuencave.
Monitorimi i frekuencave mund të bëhet edhe me kërkesë të subjekteve, të cilat zotërojnë një licencë të lëshuar nga AMA. Në këtë rast shpenzimet e monitorimit përballohen nga subjekti i interesuar.
Aktualisht monitorimi i frekuencave kryhet me pajisjet e mëposhtme:
- Analizator spektri portativ MS 2711 E
- Matës i fuqisë së fushës HD RANGER 2
- Matës i nivelit të sinjalit TV/FM/SAT PROLINK 3+
- Marrës miniport EB 200 ROHDE&SCHWARZ (pjesë e QLKF –së [1])
- Analizator spektri FSP 30 ROHDE&SCHWARZ ( pjesë e QLKF –së)
- Matës profesional i intensitetit të fushës HP PLISH TV FMS 100 (pjesë e QLKF –së )
Pajisjet teknike sipas pikave 4, 5 dhe 6, si dhe pajisje të tjera ndihmëse, të cilat janë të instaluara në një automjet të tipit Toyota Land Cruiser përbëjnë Qendrën e Lëvizshme të Kontrollit të Frekuencave (QLKF). QLKF përdor sistemin Direk Tip Clark i cili bën të mundur ngritjen e antenës në lartësi deri në 10 m mbi nivelin e tokës.
[1] Qendra e Lëvizshme e Kontrollit të Frekuencave