E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Njoftim “E drejta e transmetimit audioviziv të dy eventeve sportive ndërkombëtare për vitin 2018”

E drejta e transmetimit audioviziv të dy eventeve sportive ndërkombëtare për vitin 2018

Autoriteti i Mediave Audiovizive, në zbatim të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat  audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve të miratuara në dhe për zbatim të tij, njofton të gjithë subjektet ofrues të shërbimeve mediatike audiovizive se Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) është mbajtësi i vetëm i të drejtave ekskluzive të transmetimit për territorin e Republikës së Shqipërisë të eventeve sportive “Lojërat Olimpike Dimërore Peyong Chang 2018” dhe “Kampionati Botëror i futbollit, FIFA World Cup Rusi 2018”.

Për sa më sipër, sjellim në vëmendjen tuaj se transmetimi i këtyre eventeve dhe/ose sekuencave të tyre, gjatë programit tuaj, duhet të bëhet vetëm pasi të jetë nënshkruar, më parë, një kontratë, ose marrëveshje me mbajtësin e të drejtave përkatëse të transmetimit.

AMA bën me dije se do të monitorojë vazhdimisht të gjitha transmetimet audiovizive dhe, në rast të mosrespektimit të parashikimeve përkatëse për të drejtat e transmetimit të këtyre eventeve, do të procedojë sipas të gjitha përcaktimeve ligjore dhe atyre nënligjore në fuqi.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Tiranë më 21.02.2018

Perpara Autoriteti i Mediave Audiovizive organizon takimin e parë konsultues për matjen e audiences në Shqipëri

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara