E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Njoftim për datën përfundimtare të mbylljes së transmetimeve analoge në allotmentet Tiranë-Durrës

Njoftim për mbylljen e transmetimeve analoge në allotmentet Tiranë-Durrës në datën 30.06.2017

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në zbatim të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat  audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe Strategjisë për Kalimin nga Transmetimet Analoge në Transmetimet Numerike, miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 292, datë 02.05.2012, si institucioni që mban rol themelor në procesin e kalimit në transmetimet numerike, njofton se data përfundimtare e mbylljes së transmetimeve analoge në qarqet Tiranë e Durrës është data 30 qershor 2017.

Për sa më sipër, AMA ju tërheq vëmendjen të gjithë subjekteve audiovizivë që ushtrojnë veprimtari televizive analoge, të marrin masat për të mbështetur programin e tyre në rrjetin numerik të RTSH ose në njërin prej rrjeteve numerike kombëtare të licencuara nga AMA.

Nga ana tjetër, AMA kërkon nga publiku i cili përfiton transmetimet televizive nëpërmjet teknologjisë analoge, të pajiset me marrës digjital (dekoderë të tipit DVB-T2) , pasi në të kundërt, mbas datës 30.06.2017, nuk do të mund të shohë më transmetime televizive.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Tiranë, më 08 maj 2017

Perpara AMA nuk do të lejojë transmetimin e filmave pa të drejta

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara