Këshilli i Ankesave
Ligji nr. 97/2013 “ Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” përcakton se Këshilli i Ankesave caktohet nga AMA me shumicë të cilësuar dhe përbëhet nga:
Kryetari i Këshillit të Ankesave dhe dy anëtarë të Këshillit të Ankesave, specialistë të fushës së medias.
Kryetari dhe anëtarët emërohen për një periudhë 3-vjeçare, me të drejtë riemërimi jo më shumë se një herë.
Këshilli i Ankesave ka për objekt të punës mbikëqyrjen e zbatimit të kodit dhe rregulloreve të miratuara nga AMA, që kanë të bëjnë sidomos me respektimin e dinjitetit e të drejtave të tjera themelore të njeriut, në mënyrë të veçantë mbrojtjen e të miturve, të drejtës për informacion dhe sensibilizimit të opinionit publik, lidhur me respektimin e normave morale dhe etike në programet e ofruesve të shërbimeve audiovizive.
Funksionet kryesore të Këshillit të Ankesave, në përmbushje të objektit të punës së tij:
- të mbikëqyrë zbatimin e kodeve dhe rregulloreve nga OSHMA-të dhe RTSH-ja, sipas përcaktimeve të ligjit;
- të shqyrtojë ankesat e publikut;
- Të ndjekë në mënyrë periodike masën, në të cilën programet e një transmetuesi të huaj, të cilët tërësisht ose kryesisht u drejtohen spektatorëve në Republikën e Shqipërisë ekskluzivisht për qëllime informative, përputhen me kodet e transmetimit;
- të organizojë anketime të publikut për problemet etike të programeve. Përfundimet që nxjerr nga studimi i anketimeve dhe nga ankesat e publikut ia raporton AMA-s, duke sugjeruar masat për përmirësim. Përfundimet mund të publikohen edhe në mjetet e informimit publik;
- të botojë, çdo 6 muaj një përmbledhje të përfundimeve të nxjerra, në një buletin të veçantë që botohet nga AMA.
Përbërja e Këshillit të Ankesave
KRYETAR
Mirela Oktrova, ka studjuar Gjuhë-Letërsi në UT dhe Shkenca Teatrore në ILA Tiranë, Gjuhësi të Përgjithshme, Histori të Evropës Juglindore dhe Psikologji në Universitetin e Bonit, Manaxhim Mediash në Universitetin e Këlnit dhe ka mbrojtur doktoratën në Estetikë të Krahasuar (Teatër dhe Media). Është titullare e lëndëve të Komunikimit, Manaxhimit të medias, Të folurit në publik, Historisë dhe Estetikës së teatrit. Ka punuar si pedagoge në ILA (1987-1991), gazetare dhe producente në Deutsche Welle – Këln (1992-2003), përfaqësuese e Agjensisë Gjermane të Lajmeve (dpa) (2005-2006), themeluese dhe drejtuese e Institutit të Studimeve të Medias Opinionit dhe Komunikimit (2005-2006, 2016-2022), drejtore e Televizionit Shqiptar (2006-2016), ), themeluese dhe drejtuese e Departamentit të Arteve të Aplikuara në UET (2016-2019), pedagoge në UT (2008 – në vijim), Drejtore Artistike e DEA OPEN AIR International Filmfestival (2014 – në vijim). Është autore monografish, studimesh, artikujsh dhe rubrikash në shtypin e shkruar, ciklesh televizivë dhe filmash dokumentarë si edhe veprimtare e angazhuar e shoqërisë civile për barazinë gjinore dhe të drejtat e fëmijëve.
e-mail: mirela.oktrova@ama.gov.al
ANETAR
Olsjan Laskaj
Email: olsjan.laskaj@ama.gov.al
ANETAR
Blerta Mrishaj është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Departamentin e Gazetarisë në vitin 2008.
Më tej ka përfunduar studimet e Masterit Shkencor në Degën Gazetari Komunimim pranë Universitetit të Tiranës.
Në vitin 2015 ka përfunduar studimet e Masterit Profesional në Universitetin e Mjekësisë, Fakultetin e Shëndetit Publik.
Mrishaj ka një eksperiencë të gjatë në Media ku ka qenë pjesë e redaksive në disa gazeta si “Standard”, “Mapo”, “Liberale” si dhe në zyrat e shtypit të disa institucioneve publike.
Email: blerta.mrishaj@ama.gov.al