E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

AMA zhvillon takim konsultativ me partnerët për përmirësimin Kodit të Transmetimit

 AMA zhvillon takim konsultativ me partnerët për përmirësimin Kodit të Transmetimit

Ditën e hënë, datë 15 maj, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, zhvilloi një takim konsultativ me institucione dhe shoqata joqeveritare, në kuadër të procesit të rishikimit të Kodit të Transmetimit, një nga aktet kryesore nënligjore që rregullon veprimtarinë e operatorëve audio dhe audiovizivë në transmetimin e programeve. Pas diskutimeve brenda institucionit prej rreth 2 muajsh, takimi ishte një rast informimi dhe sensiblizimi për partnerët, për përfshirje sa më të gjerë në këtë proces me mendime, sugjerime dhe propozime mbi tekstin aktual të Kodit, që është miratuar në janar të vitit 2014.

Tani, pas më shumë se tre viteve, AMA ka evidentuar nevojën e ndërhyrjeve në këtë dokument, të diktuara këto si nga zhvillimi i vrullshëm i industrisë mediatike audiovizive, trendet e mënyrës së realizimit të produkteve, por dhe nga mënyrat se si konsumohet informacioni dhe argëtimi që emetojnë operatorët e licencuar në treg.

Veç speciaslitëve dhe ekspertëve nga drejtoritë e Programeve,  Juridike dhe nga Këshilli i Ankesave në AMA, në takim ishin dhe përfaqësues nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Agjensia Shqiptare për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, Observatori për të Drejtat e Fëmijëve, Shoqata Kombëtare e të Verbëvre, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në Shkollën e Lartë- BEDER, Urdhëri i Mjekut dhe nga Urdhëri i Farmacistit.

Pjesëmarrësit në diskutimet e tyre përshëndetën dhe vlerësuan iniciativën e AMA-s në favor të hartimit të një teksti sa më cilësor të Kodit të Transmetimit, si duke premtuar për dhënien e kontributit konkret në këtë faze të rëndësishme të procesit.

Autoriteti i Mediave Audiovizve

Tiranë më 15 Maj 2017

Perpara Të respektohet ligji për transmetimin e reklamave politike

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2021 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara