E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

AMA vazhdon aksionet për formalizimin dhe konkurrencën e ndershme të tregut audioviziv

AMA vazhdon aksionet për formalizimin dhe konkurrencën e ndershme të tregut audioviziv

Autoriteti i Mediave Audiovizive në kuadër të formalizimit të tregut audio dhe audioviziv dhe në kuadër të sigurimit të konkurrencës së ndershme midis operatorëve qofshin këta TV, radio apo kabllorë është duke vijuar në gjithë territorin e vendit aksionin për kontrollin dhe verifikimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre audiovizive në kundërshtim me aktet normative në fuqi.

Më datë 06.04.2016 AMA, në një operacion në bashkëpunim me Policinë e Shtetit të Qarkut Dibër dhe Njësinë Antikrimit Ekonomik, ka bërë sekuestrimin e pajisjeve audiovizive të subjektit person fizik z. Olsi Kurtaga.

Gjithashtu, AMA ka vijuar aksionin me sekuestrimin e pajisjeve të transmetimit audioviziv për një subjekt në zonën e Krrabës, i cili gjithashtu transmetonte pa autorizim nga AMA.

Autoriteti i Mediave Audiovizive i bën thirrje gjithë subjekteve të jenë të kujdesshëm për rinovimin e licencave, dhe autorizimeve sipas parashikimeve ligjore dhe nënligjore në fuqi si dhe të sinjalizojnë çdo transmetim audioviziv nga subjekte të paautorizuar nga AMA.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Tiranë më, 07.04.2016

Perpara AMA çel fushatën e informimit mbi procesin e digjitalizimit më datë 11 Prill

Leave Your Comment

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara