AMA publikon për konsultim publik tre projekt- rregullore të reja

Njoftim në lidhje me detyrimet financiare për vitin 2016

Autoriteti i Mediave Audiovizive me anë të këtij njoftimi i bën me dije të gjithë subjektet audio dhe audiovizive në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe që janë përfitues të licencave dhe autorizimeve lëshuara nga AMA, se nëse ende nuk e kanë kryer pagesën vjetore për licencë/autorizim për vitin 2016, mbështetur në pikën 4 të nenit 25, të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, afati i fundit për mbylljen e këtij detyrimi është data 31.03.2016.

Për mosrespektimin e këtij afati, që i referohet nenit 69 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, ku përcaktohet se: “AMA ka të drejtë të heqë licencën dhe/ose autorizimin kur: … 3. Nuk paguan detyrimet financiare të licencës për një vit…”.

Gjithashtu ndaj subjekteve që nuk do të respektojnë afatet e parashikuara nga ligji do të aplikohen kamatëvonesat e parashikuara në pikën 6, të  Vendimit nr. 5, datë 22.05.2013, të AMA-s “Për miratimin e pagesave për autorizim”, i ndryshuar, i cili përcakton se: “…Nё rastin kur pagesa kryhet pas kalimit tё kёtij afati, aplikohet njё kamatё vonese nё masёn 0.1% të vlerёs sё pagesёs vjetore pёr çdo ditё vonesё por jo më shumë se 30% e vlerës së detyrimit financiar…”.

Detyrimet financiare për vitin 2016, AMA ju kujton t’i kryeni pranë llogarive bankare të Autoritetit të Mediave Audiovizive, si më poshtë:

  1. Banka Credins; Nr. 445384, IBAN: AL24 2121 1157 0000 0000 0044 5385;
  2. Banka Raiffeisen; Nr. 0100007029, IBAN: AL38 2021 1013 0000 0001 0000 7029;
  3. Banka Kombëtare Tregtare (BKT); Nr. 402947044, IBAN: AL98 2051 1021 9470 44CL TJCL ALLF

Autoriteti i Mediave Audiovizive, ju falënderon për bashkëpunimin dhe ju fton të respektoni afatet e përcaktuara nga ligji.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Tiranë, më 24 mars 2016   

AMA publikon për konsultim publik tre projekt- rregullore të reja

Autoriteti i Mediave Audiovizive në kuadër të rregullimit të transmetimeve audiovizive, në zbatim të ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” ka publikuar në rubrikën këshillim publik, në faqen e tij zyrtare në internet, www.ama.gov.al, projekt rregulloret si më poshtë:

  1. Projekt-rregullore “Për planin e renditjes të shërbimeve mediatike audiovizive që mbështeten në rrjete numerike” e cila përcakton planin e renditjes dhe procedurën e caktimit të dhënies së numrit idenfikues për ofruesit e shërbimit mediatik audio dhe/ose audioviziv;
  2. Projekt-rregullore “Për procedurat dhe kriteret për dhënien e licencës lokale të transmetimit audioviziv në periudhën tranzitore” e cila përcakton rregullat, kriteret dhe procedurat për dhënien e licencës lokale të transmetimit audioviziv dhe licencave të shërbimit të programit audioviziv në periudhën tranzitore, në zbatim të nenit 139 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”;
  3. Projekt- rregulloren “Për procedurat dhe kriteret për dhënien e licencës së transmetimit audioviziv dhe licencës së shërbimit të programit audioviziv” e cila përcakton rregullat, kriteret dhe procedurat për dhënien e licencës së transmetimit audioviziv dhe licencës së shërbimit të programit audioviziv në mbështetje të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”.

Këto projekt-rregullore do të jetë on-line për një periudhë 30 ditore, nga data e publikimit.

Për AMA-n është shumë e rëndësishme transparenca dhe fton palët e interesuara të japin mendimet e tyre.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Tiranë, më 3 mars 2016      

 

Perpara AMA në takim konsultativ me operatorët analogë privatë vendorë për diskutimin e tarifës së mbështetjes në rrjetin numerik të RTSH-së

Leave Your Comment