E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

AMA organizon takim konsultativ mbi reklamat dhe komunikimet tregtare audiovizive

AMA organizon takim konsultativ mbi reklamat dhe komunikimet tregtare audiovizive

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, organizoi ditën e enjte, 26.05.2016, një takim konsultativ me subjekte televizive, ku në fokus ishte mënyra se si përdoret gjatë transmetimeve audiovizive hapësira e reklamave dhe komunikimeve tregtare. Përfaqësues nga Drejtoria e Programeve dhe Drejtoria Juridike në AMA dhe nga Top Channel, Vizion Plus, News 24, Report TV, ABC News dhe Top News diskutuan  mbi problemet e evidentuara, si mosrespektimi i kërkesës ligjore për kohëzgjatjen e reklamave dhe shitjeve të drejtpërdrejta; komunikimi i fshehtë audioviziv me natyrë tregtare, shkelje për vendosjen e produktit, keqpërdorimi i reklamave virtuale apo me ekran të ndarë; reklamat e fshehta në edicionin e lajmeve etj.

Në takim u theksua fakti se problematika e konstatuar nuk është perceptive, por ka dalë nga monitorime të hollësishme dhe shqyrtime analitike në AMA, duke u bazuar në kërkesat përkatëse ligjore. Këto të dhëna iu janë bërë prezente dhe vetë subjekteve të monitoruara.

Për vetë rëndësinë që kanë hapësirat e reklamave dhe komunikimeve tregtare në tregun audioviziv dhe ndikimin e tyre tek shikuesit e dëgjuesit, gjatë takimit u tha se Autoriteti do të vijojë monitorimet dhe shqyrtimet analitike, në zbatim të funksioneve dhe objektivave institucionale për normalizimin e performancës së OSHMA-ve dhe zbatimin rigoroz të ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe Kodit të Transmetimit të AMA-s.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Tiranë më, 26 Maj 2016

Perpara AMA dhe RTSH për digjitalizimin dhe Kontratën e Shërbimit Publik

Leave Your Comment

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2021 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara