E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

AMA i bashkohet programit të Kryqit të Kuq Shqiptar për dhurimin vullnetar të gjakut

Nisma e Kryqit të Kuq Shqiptar “Dhuro gjak dhe bëje botën një vend më të shëndetshëm”, me qëllim pasurimin e bankës së gjakut për sigurimin e gjakut të mjaftueshëm për fëmijët talasemikë, për të katërtin vit radhazi mbështetet nga stafi i Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Stafi i AMA-s dhuroi gjak vullnetarisht, për të plotësuar nevojat e këtyre fëmijëve duke promovuar vlerat njerëzore që përmban ky akt dhe duke e konsideruar si një vlerë të shoqërisë tonë.

Pandemia Covid-19 ka ndikuar edhe tek angazhimi i qytetarëve për dhurimin e gjakut, ndaj kontributi dhe angazhimi njerëzor dhe qytetar është mëse i nevojshëm në këtë drejtim.

AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
Tiranë, më 26.02.2021
Perpara “Pёr rregullat e raportimit të veprimtarive me karakter publik të çdo institucioni publik, e me kapital shtetëror, agjencive, enteve shtetërore, kategoritë e veprimtarive të ndaluara, si dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes dhe përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore para zgjedhjeve”

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2021 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara