Studimet tregojnë se, bashkë me rritjen e përdorimit të telefonave inteligjentë nga fëmijët nën 14 vjeç, si dhe përdorimi i rrjeteve sociale prej tyre, ka shtuar edhe shtimin e rasteve të depresionit dhe ankthit në këto mosha.
Gjithashtu është vlerësuar se përdorimi i gjatë i rrjeteve sociale nga vajza të moshës 14 vjeçare, është i lidhur me rrezikun e ngacmimit online, pagjumësinë, vetëvlerësimin e ulët dhe dobësi fizike.
Për këto arsye është i rëndësishëm Prindërimi Digjital, një koncept i ri në lidhje me prindërimin, por fort i përshtatshëm për kohën në të cilën jetojmë. Zhvillimi i teknologjisë ka sjellë nevojën e mbrojtjes së fëmijëve përballë rreziqeve që bota virtuale sjell.






