E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Drejtor i Kabinetit

Anisa Kureta

Alida Cenaj është diplomuar për Gazetari në Universitetin e Tiranës në vitin 1999. Për më shumë se dy dekada ajo ka punuar në mediat kryesore kombëtare, të shkruara dhe audiovizive. Gjithashtu prej shumë vitesh ajo është angazhuar edhe si Eksperte Komunikimi në organizma ndërkombëtar, si dhe ka drejtuar ekipe pune, në komunikim, marrëdhënie me mediat dhe publikun, hartim politikash dhe strategji komunikimi në disa institucione vendase. Karrierën gazetareske, ajo e ka nisur në median e shkruar në vitin 1996 dhe prej asaj kohe numëron me qindra artikuj të publikuar në gazeta, revista dhe projekte të ndryshme mediatike, brenda dhe jashtë vendit. Impenjime të rëndësishme ka pasur edhe si autore dhe skenariste në emisione televizivë dhe filma dokumentarë.

(Komanduar në detyrë me 5 Janar 2026)

Kontakt: alida.cenaj@ama.gov.al

Këshilltar i Kryetarit

Gëzim Neziri është diplomuar në gazetari në vitin 2014 dhe ka ndërtuar përvojë profesionale në projekte mediatike, duke kombinuar aftësi të mira komunikimi me një qasje praktike, të orientuar drejt zgjidhjeve në mjedise dinamike profesionale. Përvoja e tij e punës numëron mbi një dekadë e gjysmë në sektorin privat, në role administrimi, koordinimi operacional dhe marrëdhënie me partnerë vendas dhe të huaj. Fokusi i tij ka qenë në organizimin e proceseve të ndryshimit organizativ, koordinimin e ekipeve dhe menaxhimin e komunikimit me partnerë ndërkombëtarë dhe institucione, përfshirë komunikimin në situata krize.

Kontakt: gezim.neziri@ama.gov.al

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara