Open Hours: Mon - Fri 8.00 am - 6.00 pm

Eng

Es

It

Sp

Agron Gjekmarkaj

[et_pb_section bb_built=”1″][et_pb_row][et_pb_column type=”4_4″][et_pb_text _builder_version=”3.15″]

Agron Gjekmarkaj

Agron Gjekmarkaj është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë për Gjuhë Letërsi në vitin 1996. Në vitin 2005 diplomohet në specialitetin Teori Letërsie në Fakultetin e Letërsi‐Filozofisë pranë Universitetit “La Sapienza”, në Romë, me vlerësimin “Shkëlqyeshëm”.

Aktualisht është Pedagog në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës si ligjërues për lëndët: “Histori e Shtypit”, “Histori e qytetërimeve” dhe “Letërsi Italiane”. Pas studimeve universitare nisi të bashkëpunojë me shtypin e shkruar. Që prej vitit 1996 ka punuar si Redaktor i Revistës kulturore “Hylli i Dritës”. Në vitin 1996 ka qenë edhe Kryeredaktor i gazetës “Ora e Shqipërisë”. Më pas nga viti 2004 e në vijim ka bashkëpunuar me disa të përditshme shqiptare si editorialist dhe opinionist dhe që nga viti 2011 vazhdon të jetë editorialist i gazetës “Panorama”. Gjatë viteve 2000‐2005 ka qenë bashkëpunëtor i gazetës “Bota Shqiptare” me seli në Romë si konsulent dhe editiorialist dhe gjatë së njëjtës periudhë ka bashkëpunuar me Radio Vatikanin si konsulent.

Për periudhën 2005‐2007 ka qenë Këshilltar i Ministrit të Kulturës për politikat kulturore dhe më pas nga 2007 ‐ 2008 drejtoi Drejtorinë e Arteve dhe Letrave pranë Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve në Tiranë. Në periudhën 2007 ‐ 2010 ka qenë anëtar i jurisë së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë pranë kësaj Ministrie. Në vitet 2006‐2008 ka qenë edhe Anëtar i Këshillit Shkencor të Bibliotekës Kombëtare. Z. Gjekmarkaj ka mbajtur postin e Ndihmësit të Presidentit të Republikës për periudhën 2008 ‐ 2009.

Z.Gjekmarkaj ka marrë pjesë sistematikisht nëpër konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare në lidhje me studimet letrare si dhe ka kryer një sërë botimesh duke përmendur “La letteraura fantastica di Kadare” botuar në vitin 2012, “Kështu foli At Zef Pllumi me gazetarët” në 2009 si dhe një kritikë dhe publicistikë me titullin “Reaksionari” e botuar më 2015. Ai zotëron gjuhën italiane dhe atë angleze.

Emërohet si anëtar i Autoritetit të Mediave Audiovizive më datë 22.07.2016.

[/et_pb_text][/et_pb_column][/et_pb_row][/et_pb_section]

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara