Drejtor i Kabinetit
Anisa Kureta është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Administrim Biznes, me profil Administrim Publik, në vitin 2012 dhe në vijim ka përfunduar studimet pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Ka një eksperiencë pune prej 10 vjetësh në sektorin publik, në fushën e mbrojtjes shoqërore. Prej vitit 2014, me një angazhim trevjeçar, ka kontribuar në hartimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes shoqërore me përfaqësues të lartë të shteteve të ndryshme si Dukati i Madh i Luksemburgut, Mbretërinë e Belgjikës, Konfederatën Zvicerane, Austrinë, Republikës Federale të Gjermanisë, Republikës Çeke etj. Zj. Kureta është certifikuar si auditues i brendshëm në sektorin publik, pranë Njësisë Qëndrore të Harmonizimit për Auditimin e Brendshëm në vitin 2013. Njohëse e tre gjuhëve të huaja.
Në vitet 2018 – 2021 ka mbajtur pozicion në nivel drejtues në Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Aktualisht, angazhohet pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive në pozicionin e Drejtorit të Kabinetit.
Kontakt : anisa.kureta@ama.gov.al
Këshilltar i Kryetarit
Alida Cenaj është diplomuar për Gazetari në Universitetin e Tiranës në vitin 1999. Për më shumë se dy dekada ajo ka punuar në mediat kryesore kombëtare, të shkruara dhe audiovizive si dhe numëron bashkëpunime me organizma kombëtar dhe ndërkombëtar. Karrierën gazetareske, ajo e ka nisur në median e shkruar në vitin 1996 dhe prej asaj kohe numëron me qindra artikujt të publikuar në gazeta, revista dhe projekte të ndryshme mediatike, brenda dhe jashtë vendit. Impenjime të rëndësishme ka pasur edhe si autore dhe skenariste në emisione televizivë dhe filma dokumentarë. Prej vitesh tashmë ajo është e angazhuar edhe si Eksperte Komunikimi dhe Marrëdhënieve me Publikun në projekte dhe institucione të ndryshme.
Kontakt: alida.cenaj@ama.gov.al