Historiku
1994-1995
Vitet 1994 – 1995 shënojnë fillimet e veprimtarisë së mediave (radio dhe televizione) private në Republikën e Shqipërisë. E gjithë veprimtaria e radiove dhe televizioneve private nisi shumë më herët se ajo që përcaktohej me ligjin 8410/1998. Deri para daljes së tyre në vend ekzistonte vetëm një operator shtetëror, që transmetonte dy programe radioje dhe një program televiziv, Radiotelevizioni Shqiptar (RTSH).
1998
Në 1996-1998 në Shqipëri numri i stacioneve private televizive u rrit me shpejtësi, me rreth 30 të tilla, në 21 qytete të vendit dhe nevoja për kuadër rregullues po bëhej gjithnjë edhe më e ndjeshme.Më 30 shtator 1998 u miratua Ligji nr. 8410 “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”. Ligji kishte për objekt median private por edhe atë që deri në atë kohë konsiderohej si shtetërore.
1999
Më 30 Qershor të vitit 1999 Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi për herë të parë në historinë e vendit, Këshillin Kombëtar të Radios dhe Televizionit, një organizëm i ri rregullator për fushën e mediave elektronike, i parashikuar me ligjin 8410, datë 30.09.1998. Ligji në fjalë e përcaktonte organizmin e përbërë me 7 anëtarë përfaqësues të mendimit intelektual të pavarur, që varen vetëm nga ligji. Veprimtaria e mediave private në vend ka filluar përpara plotësimit të kuadrit ligjor përkatës dhe për rrjedhojë, para ngritjes së institucionit të KKRT-së. Si e tillë ajo është pjesë e historisë së mediave private në Shqipëri.Nevoja për ndryshimin e legjislacionit në fushën e transmetimeve audiovizive lindi si rezultat i zhvillimeve teknologjike si dhe për të përmbushur detyrimet që rrjedhin për Republikën e Shqipërisë e për të harmonizuar me detyrimet që rrjedhin nga MSA.
2013
Gjendja e mediave me kalimin e viteve gjithashtu ndryshoi gjë e cila përforcoi nevojën e ndryshimit të kuadrit ligjor. Për këtë arsye në vitin 2013 u miratua ligji Nr. 97 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” (Ligj 97/2013). Ligji 97/2013 rregullon veprimtarinë e mediave audiovizive dhe shërbimeve mbështetëse të tyre, mbi bazën e parimit të asnjanësisë teknologjike në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ligji 97/2013 parashikon parimet themelore që përbëjnë bazën e zhvillimit të veprimtarisë audiovizive. Përveç parimeve të përgjithshme, të cilat janë norma deklarative, ka disa dispozita që parashikojnë detyrime për ofruesit e shërbimit mediatik audioviziv duke përcaktuar që këta të fundit, në veprimtarinë e tyre, të respektojnë kërkesat të legjislacionit për median gjatë veprimtarisë audio dhe audiovizive.
E Hënë – E Enjte: 08:00 – 16:30
E Premte: 08:00 – 14:00
Forma eshte duke u punuar!