E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

PROGRAMI I TRANSPARENCËS

PROGRAMI I TRANSPARENCËS PËR AUTORITETIN E MEDIAVE AUDIOVIZIVE

I. HYRJE

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”, është përgatitur programi i transparencës i Autoritetit të Mediave Audiovizive. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” (LDI).

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës AMA ndërton dhe rrit transparencën në punën e saj institucionale, nën garancinë e LDI-së. AMA angazhohet të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së AMA-s, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.ama.gov.al. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e AMA-s është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.

Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

 

II. PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi i Transparencës së AMA-s janë:

  1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
  2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: AMA ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e AMA-s dhe përkatësisht: ligji nr. 97/2013 “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Gjithashtu zbatimi i ligjit për të drejtën e informimit, ligjit për njoftimin dhe konsultimin publik dhe ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale (LMDHP) dhe ndikimet e tyre në veprimtarinë e këtij institucioni.
  4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
  5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).
  6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
  7. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:
  • i plotë;
  • i saktë;
  • i përditësuar;
  • i thjeshtë në konsultim;
  • i kuptueshëm;
  • lehtësisht i aksesueshëm;
  • i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, AMA vendos në dispozicion të publikut në faqen e saj të internetit www.ama.gov.al, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

  • Strukturën organizative të AMA-s;
  • Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
  • Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
  • Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
  • Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
  • Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi AMA-n, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
  • Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;
  • Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006 “Për prokurimin publik”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë:  listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
  • Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
  • Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
  • AMA, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje dixhitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
  • Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AMA. Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

 

IV. TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS SË AMA-s

Kategoritë e informacionit publik  pa kërkesë Baza ligjore Dokumenti/Përmbajtja Afati kohor për publikim Mënyra e publikimit Struktura përgjegjëse
Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik.

Të dhënat për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve të cilët kanë detyrimin e pasurisë.

Neni 7/1/a/d Vendim miratimi, nr. 19/2016

Vendim 77/2018

Struktura organizative

Kategorizimi i pozicioneve të punës

Organika analitike e AMA-s.

Tabelë e funksioneve, detyrave, kompetencave, arsimit dhe kualifikimet e drejtuesve.

Anëtarët e AMA-s

Drejtoritë

Këshilli i Ankesave

Menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare

 

 

 

 

 

Përditësohet pas çdo emërimi

Në faqen zyrtare në menunë AMA/Struktura organizative

Në faqen zyrtare në menunë AMA/Anëtarët e AMA-s/

Në faqen zyrtare në menunë AMA/ /Drejtoritë

Në faqen zyrtare në menunë AMA/ /Këshilli i Ankesave

Sekretari i Përgjithshëm

Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhënieve me Jashtë

Përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve. Parashikimet ligjore në nenet 7-14, të ligjit nr. 97/13 “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar

Vendim i Kuvendit për të zgjedhurit nga Kuvendi

Rregullore e AMA-s, miratuar me vendim nr.209, datë 16.09.2016  të AMA-s

Menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare

Menjëherë pas miratimit të aktit nga anëtarët e AMA-s

Në faqen zyrtare në menunë Legjislacioni/Ligje

Në faqen zyrtare në menunë AMA/Anetaret e AMA-s

Në faqen zyrtare në menunë Legjislacioni/Akte nënligjore të miratuara/ Rregullore

Sekretari i Përgjithshëm

Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhënieve me Jashtë

Akte ndërkombëtare

ligje;

akte nënligjore;

dokument politikash;

dokument tjetër.

Neni 7/1/b Ligje

Akte Nënligjore të miratuara

Akte nënligjore në proces miratimi

Akte nënligjore në proces hartimi

Direktiva ndërkombëtare

Strategji

Udhëzime

Udhëzues

Manuale

Raporte Vjetore

Menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare

Menjëherë pas miratimit të aktit nga anëtarët e AMA-s

Në faqen zyrtare në menunë Legjislacioni

Në faqen zyrtare në menunë AMA/Raporte Vjetore

Drejtoritë
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës. Neni 7/1/c Format kërkese

Format ankese

Adresë: Rr. Papa Gjon Pali II, Nr. 15, 1010 Tiranë

Adresë e-maili : info@ama.gov.al

Pas miratimit nga Titullari Në faqen zyrtare në Ballinë Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhënieve me jashtë
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës,

emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit.

Neni7/1/ç AMA ndodhet në Rr. Papa Gjon Pali II, Nr. 15, 1010 Tiranë

Orari : E Hënë-Enjte

08:00- 16:30

E Premte:

08:00-14:00

Koordinatori për të drejtën e informimit:

Mirela Mileti

mirela.mileti@ama.gov.al

dhe/ose

Eniselda Nine

eniselda.nine@ama.gov.al

Tel: +355 67 303 3000

Menjëherë pas miratimit të aktit nga titullari. Në faqen zyrtare në menunë Kontakto AMA Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhënieve me jashtë
Mekanizmat monitorues;

raporte  auditi;

dokumentet me tregues performance

Neni7/1/

dh

Raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit

Raporte auditimi dhe monitorimi nga institucione/organizata të ndryshme

Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë

Monitorimi i përmbajtjeve programore

Menjëherë pas miratimit të aktit nga institucioni përkatës dhe marrja e tij nga AMA.

Menjëherë pas dorëzimit në Kuvend

Menjëherë pas miratimit të aktit nga titullari.

Në faqen zyrtare në menunë AMA/Buxhetim dhe Auditim

Në faqen zyrtare në menunë AMA/Raport vjetor

Në faqen zyrtare në menunë Veprimtari/

Monitorime

Sekretari i Përgjithshëm

Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme

Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhënieve me Jashtë

Drejtoria e Programeve

Buxheti

Gjendja e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara

Neni 7/1/e Buxheti

Subjektet audio analoge, debitore (Tetor 2020)

Subjektet e autorizuar per perserites mbeshtetur ne rrjet kabllor, debitor (Tetor 2020)

Subjektet televizive analoge dhe numerike vendore, debitore (Tetor 2020)

Rrjetet numerike kombetare tokesore debitore (Tetor 2020)

Subjektet me autorizim nga AMA (iptv, ott, Internet Tv dhe program mbeshtetur ne rrjet kabllor) debitor (Tetor 2020)

Menjëherë pas miratimit të aktit nga Autoriteti Në faqen zyrtare në menunë AMA/Buxhetim dhe Auditim

Programi i Transparencës

Sekretari i Përgjithshëm

Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme

Informacion për procedurat e prokurimit Neni 7/1/ë Regjistri i Parashikimeve të Prokurimeve Publike;

Lista e kontratave të lidhura; Shuma e kontraktuar dhe, Palët e kontraktuara;

Menjëherë pas dërgimit në APP Në faqen zyrtare në menunë AMA/Buxhetim dhe Auditim

Programi i Transparencës

Sekretari i Përgjithshëm

Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme

 

Shërbimet e autoritetit për publikun N/?page_id=85eni 7/1/f Formular Aplikimi për Autorizim INTERNET TV

Formular Aplikimi për Autorizim IPTV

Formular Aplikimi për Autorizim Kabllor

Formular Aplikimi për Autorizim OTT

Formular Aplikimi për Autorizim Satelitor

Formular Aplikimi për Autorizim SHËRBIM AUDIO

Formular Aplikimi për Autorizim VoD

Formular Aplikimi për Rinovim Autorizim INTERNET TV

Formular Aplikimi për Rinovim Autorizim IPTV

Formular Aplikimi për Rinovim Autorizim Kabllor

Formular Aplikimi për Rinovim Autorizim OTT

Formular Aplikimi për Rinovim Autorizim Satelitor

Formular Aplikimi për Rinovim Autorizim SHËRBIM AUDIO

Formular Aplikimi për Zgjerim Zone IPTV

Formular Aplikimi për Zgjerim Zone Kabllor

Menjëherë pas miratimit të aktit nga Titullari Në faqen zyrtare në menunë Ballina/Shkarko dokumenta Drejtoria Juridike dhe e Licencave
Procedurat për ankesë për veprimtarinë e AP Neni

7/1/g

Formular ankese për shkeljen e “Kodit të Transmetimit”

Formular ankesë “Mbi licencën apo autorizimin”

Formular ankese për Drejtorinë e Mbikqyrjes

Formular ankese “Për tarifat vjetore të miratuara nga AMA”

Formular ankese “Caktimet frekuencore”

Formular ankese “Për të drejtën e informimit”

Menjëherë pas miratimit të aktit nga Titullari Në faqen zyrtare në menunë Ballina Këshilli i Ankesave

Drejtoritë në AMA

Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve, etj. Neni 7/1/gj Projekt aktet ligjore dhe nënligjore, projekt strategjitë

Dhënie mendimi

Pas nënshkrimit të  relacionit shoqërues Në faqen zyrtare në menunë Legjislacioni/

Akte nënligjore në proces miratimi

Në faqen zyrtare në menunë Legjislacioni/

Dhënie mendimi

Drejtoria Juridike dhe Licencave
Mbajtja e dokumentacionit nga AMA Neni 7/1/h Lista e dokumenteve me afatet e ruajtjes Pas miratimit të urdhrit të Komisionit të Ekspertizës. Në faqen zyrtare në menunë Veprimtari/ Publikime
Një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato. Neni 7/1/j Autoriteti i Mediave Audiovizive nuk e ofron këtë shërbim.
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të këtij ligjit nr.119/2014. Neni 7/1/i Tabelë (Regjistri i posaçëm për kërkesat për informim) Pas miratimit të programit të Transparencës. Në faqen zyrtare në menunë “Programi i Transparencës” Me kufizime të identitetit të ankuesit. Koordinatori i të drejtës për informim
Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh. Neni 7/1/k Vendime të AMA-s

Të dhëna për subjektet audiovizive

Nëpunës civil (vende vakante)

Menjëherë pas miratimit të aktit nga titullari

Përditësohet në mënyrë të vazhdueshme

Pas çdo krijimi të vendit vakant

Në faqen zyrtare në menunë Legjislacioni

Në faqen zyrtare në menunë OSHMA

Në faqen zyrtare në menunë AMA/Punësime

Drejtoria Juridike dhe  Licencave

Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhënieve me Jashtë

Informacione të tjera  të dobishme Neni 7/1/l Historiku, misioni

Njoftime

Publikime

Bashkëpunime

Tarifat (Masa e pagesave për shërbimet)

Në faqen zyrtare në menunë AMA

Legjislacioni/

Akte nënligjore të miratuara/

Vendimi nr. 220 datët 01.12.2017

Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhënieve me Jashtë

Drejtoria e Programeve

Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme

  • Publikimi

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, AMA vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.ama.gov.al, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

  • Monitorimi

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, duke përfshirë dhe AMA-n, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.

Programi i transparencës së AMA-s si dhe skema e publikimit hyjnë në fuqi menjëherë.

[/et_pb_text][/et_pb_column][/et_pb_row][/et_pb_section]

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara