Përbërja e Këshillit te Ankesave
[et_pb_section bb_built=”1″ specialty=”off” _builder_version=”3.7″ background_color=”rgba(0,0,0,0)”][et_pb_row _builder_version=”3.7″][et_pb_column type=”1_3″][et_pb_sidebar _builder_version=”3.19.7″ area=”et_pb_widget_area_22″ text_orientation=”left” header_font=”Lato|700|||||||” body_font=”Lato||||||||” header_text_color=”#da182b” /][/et_pb_column][et_pb_column type=”2_3″][et_pb_text _builder_version=”3.19.6″]
Këshilli i Ankesave
Ligji nr. 97/2013 “ Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” përcakton se Këshilli i Ankesave caktohet nga AMA me shumicë të cilësuar dhe përbëhet nga:
Kryetari i Këshillit të Ankesave dhe dy anëtarë të Këshillit të Ankesave, specialistë të fushës së medias.
Kryetari dhe anëtarët emërohen për një periudhë 3-vjeçare, me të drejtë riemërimi jo më shumë se një herë.
Këshilli i Ankesave ka për objekt të punës mbikëqyrjen e zbatimit të kodit dhe rregulloreve të miratuara nga AMA, që kanë të bëjnë sidomos me respektimin e dinjitetit e të drejtave të tjera themelore të njeriut, në mënyrë të veçantë mbrojtjen e të miturve, të drejtës për informacion dhe sensibilizimit të opinionit publik, lidhur me respektimin e normave morale dhe etike në programet e ofruesve të shërbimeve audiovizive.
Funksionet kryesore të Këshillit të Ankesave, në përmbushje të objektit të punës së tij:
- të mbikëqyrë zbatimin e kodeve dhe rregulloreve nga OSHMA-të dhe RTSH-ja, sipas përcaktimeve të ligjit;
- të shqyrtojë ankesat e publikut;
- Të ndjekë në mënyrë periodike masën, në të cilën programet e një transmetuesi të huaj, të cilët tërësisht ose kryesisht u drejtohen spektatorëve në Republikën e Shqipërisë ekskluzivisht për qëllime informative, përputhen me kodet e transmetimit;
- të organizojë anketime të publikut për problemet etike të programeve. Përfundimet që nxjerr nga studimi i anketimeve dhe nga ankesat e publikut ia raporton AMA-s, duke sugjeruar masat për përmirësim. Përfundimet mund të publikohen edhe në mjetet e informimit publik;
- të botojë, çdo 6 muaj një përmbledhje të përfundimeve të nxjerra, në një buletin të veçantë që botohet nga AMA.
Pas miratimit zyrtar të strukturës së AMA-s nga Kuvendi i Shqipërisë, në fund të muajit shkurt 2015, kanë nisur procedurat për ngritjen e Këshillit të Ankesave. AMA po identifikohen kriteret e përgjithshme dhe të posaçme për personat që do e përbëjnë atë, duke iu referuar dhe eksperiencave të vendeve të tjera.
[/et_pb_text][et_pb_text _builder_version=”3.19.6″]
Përbërja e Këshillit të Ankesave
[/et_pb_text][et_pb_team_member _builder_version=”3.19.6″ name=”Z. Urim Bajrami” position=”Kryetar”]
Z. Urim Bajrami është diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në fakultetin e Histori-Filologjisë në vitin 1997. Z. Bajrami ka një përvojë shumëvjeçare në fushën e medias si dhe ka bashkëpunuar me disa nga mediat më të rëndësishme në vend. Ai ka qenë kryeredaktor i Gazetës “Shqip”, shef në Drejtorinë e Komunikimit Elektronik në Televizionin Top Channel, ka qenë Drejtor i Përgjithshëm në Televizionin “Scan” për një periudhë disavjeçare etj. Në periudha të ndryshme ka punuar si gazetar në disa gazeta të përditshme dhe periodike, si dhe ka përvojë në fushën e mësimdhënies.
Kontakt: urim.bajrami@ama.gov.al
[/et_pb_team_member][et_pb_team_member _builder_version=”3.19.6″ name=”Znj. Irida Fështi” position=”Anëtare”]
Zj. Irida Fështi është diplomuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës në vitin 2006. Znj.Fështi ka përfunduar studimet Master për Komunikim Ndërkulturor në Departamentin e Gazetarisë pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës në vitin 2015.
Ajo ka një eksperiencë të gjatë në media dhe në ekran, ku ka punuar për shume vite në disa televizione, duke qene një ndër figurat qendrore në Skan TV, Tema TV dhe News 24.
Aty përveç edicioneve informative ka realizuar edhe emisione te ndryshme, me impakt për publikun për tematikat e përzgjedhura.
Kontakt: Irida.feshti@ama.gov.al
[/et_pb_team_member][et_pb_team_member _builder_version=”3.19.6″ name=”Z. Erald Kapri ” position=”Anëtar”]
Z. Erald Kapri ka përfunduar studimet Master për Komunikim në Universitetin e Westminster në vitin 2013 dhe është një ekspert në fushën e medias dhe komunikimit. Z. Kapri ka qenë korrespondent politik dhe ekonomik në gazeta të ndryshme si gazeta “Panorama”, gazeta “Standard” dhe “Metropol” si dhe është Pedagog i Jashtëm i Komunikimit në Universitetin e Tiranës. Ai është aktiv në shtypin e përditshëm të gazetës “Panorama” si dhe është pjesë e Institutit Universitar Evropian për shkrimin e një raporti mbi median dhe pluralizmin në Shqipëri
Kontakt: erald.kapri@ama.gov.al
[/et_pb_team_member][/et_pb_column][/et_pb_row][/et_pb_section]