Gentian Sala
[et_pb_section bb_built=”1″ _builder_version=”3.7″][et_pb_row _builder_version=”3.7″][et_pb_column type=”4_4″][et_pb_team_member name=”GENTIAN SALA” image_url=”http://ama.gov.al/wp-content/uploads/2019/01/Gentian-Sala-Foto.jpg” _builder_version=”3.19.7″]
Është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 2001. Në vitin 2008 kreu studimet Master për “Studime Evropiane” në Universitetin e Tiranës.
Që nga viti 2009 – 2014 ka qenë drejtor i projektit “Blej Shqip”, një organizatë jofitimprurëse që merret me promovimin e prodhimeve Shqiptare. Pas studimeve universitare për një periudhë njëvjeçare nisi të punonte si Asistent i Ministrit të Brendshëm në Ministrinë e Rendit Publik.
Z.Sala ka qenë aktivist prej katër vitesh në Komitetin Shqiptar të Helsinkit. Kryesisht, ka marrë pjesë në disa projekte dhe aktivitete nga ku mund të përmendim mbledhjen e fakteve dhe dëshmive të gjenocidit të ushtruar ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë periudhës së luftës në vitin 1999 si dhe pjesëmarrjen e tij në projektin e monitorimit të burgjeve dhe dhomave të paraburgimit në Shqipëri.
Ai ka një eksperiencë dhjetë vjeçare si administrator dhe njëkohësisht aksioner në kompani të ndryshme shqiptare.
Në nëntor të vitit 2014 u zgjodh nga Parlamenti Shqiptar si Kryetar i Autoritetit të Mediave Audiovizive.
Ai mban titullin avokat që nga viti 2004 dhe zotëron gjuhën angleze dhe italiane.
[/et_pb_team_member][/et_pb_column][/et_pb_row][/et_pb_section]