Takime Pune

Njoftim për OSHMA-të për pasqyrimin e fushatës zgjedhore

Fushata elektorale për votimet e 25 prillit 2021, që sapo ka nisur në të gjithë territorin e vendit, po pasqyrohet dhe në përmbajtjet e trasnmetuara audiovizive nga OSHMA-të e licencuara. Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në cilësinë e autoritetit rregullator që ushtron aktivitet sipas ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, referuar ndryshimeve në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, është ngarkuar me monitorimin e mbulimit të fushatës zgjedhore në mediat audiovizive.

Siç jua kemi bërë me dije dhe përmes komunikimeve zyrtare, apo në njoftimet e publikuara në website-n e Autoritetit, në nenin 85, pikat 1 dhe 5 të Kodit Zgjedhor parashikohet se: “Monitorimi i fushatës zgjedhore në mediat audiovizive kryhet nga enti rregullator që rregullon dhe mbikëqyr fushën e shërbimeve të transmetimeve audio dhe audiovizive.” si dhe “Radiot dhe televizionet publike dhe private janë të detyruara të regjistrojnë të gjitha transmetimet e tyre përgjatë gjithë periudhës së fushatës zgjedhore. Këto regjistrime ruhen deri në mbarimin e dhjetë muajve nga data e zgjedhjeve dhe vihen, me kërkesë të KQZ-së, menjëherë në dispozicion të saj.”

Sjellim në vëmendjen tuaj se në nenet 77 – 85 të Kodit Zgjedhor, parashikohen rregullat që duhet të respektohen nga operatori publik, RTSH dhe operatorët privatë, gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, minutazhi në dispozicion të secilës parti politike, kushtet për transmetimin e reklamave politike, etikën profesionale të pasqyrimit të lajmit nga subjektet heshtja zgjedhore, publikimi i rezultateve të sondazheve zgjedhore, etj. Për sa më sipër, kërkojmë nga ana juaj, respektimin e dispozitave të Kodit Zgjedhor gjatë mbulimit të fushatës zgjedhore, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 25 prill 2021. Informojmë se shkelja e kërkesave të Kodit Zgjedhor, ndëshkohet me masa administrative nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Për çdo informacion plotësues dhe sqarues ju lutem shkruani në adresën: zgjedhje2021@ama.gov.al.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin!

 

AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE

Tiranë, më 29.03.2021

Respektimi i kërkesave të Kodit Zgjedhor në pasqyrimin e fushatës zgjedhore

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në cilësinë e autoritetit rregullator që ushtron aktivitet sipas ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, referuar ndryshimeve në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, është ngarkuar me monitorimin e mbulimit të fushatës zgjedhore në mediat audiovizive.  

Siç jua kemi bërë me dije dhe përmes shkresës zyrtare që ju kemi nisur, në nenin 85, pikat 1 dhe 5 të Kodit Zgjedhor parashikohet se: “Monitorimi i fushatës zgjedhore në mediat audiovizive kryhet nga enti rregullator që rregullon dhe mbikëqyr fushën e shërbimeve të transmetimeve audio dhe audiovizive.” si dhe “Radiot dhe televizionet publike dhe private janë të detyruara të regjistrojnë të gjitha transmetimet e tyre përgjatë gjithë periudhës së fushatës zgjedhore. Këto regjistrime ruhen deri në mbarimin e dhjetë muajve nga data e zgjedhjeve dhe vihen, me kërkesë të KQZ-së, menjëherë në dispozicion të saj.”

Sjellim në vëmendjen tuaj se në nenet 77 – 85 të Kodit Zgjedhor, parashikohen rregullat që duhet të respektohen nga operatori publik, RTSH dhe operatorët privatë, gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, minutazhi në dispozicion të secilës parti politike, kushtet për transmetimin e reklamave politike, etikën profesionale të pasqyrimit të lajmit nga subjektet heshtja zgjedhore, publikimi i rezultateve të sondazheve zgjedhore, etj. 

Për sa më sipër, kërkojmë nga ana juaj, respektimin e dispozitave të Kodit Zgjedhor gjatë mbulimit të fushatës zgjedhore, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 25 prill 2021. Informojmë se shkelja e kërkesave të Kodit Zgjedhor, ndëshkohet me masa administrative nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. 

Për çdo informacion plotësues dhe sqarues ju lutem shkruani në adresën zgjedhje2021@ama.gov.al

Ju falënderojmë për bashkëpunimin!

 

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Tiranë, më 23.03.2021

Shkëmbimi i eksperiencave në mbulimin e fushatave zgjedhore mes AMA-s dhe KPM-së një hapësirë e re bashkëpunimi mes dy rregullatorëve

Një delegacion nga Komisioni i Pavarur i Medias së Kosovës, KPM, ishte sot për vizitë zyrtare në mjediset e Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA.

Procesi i monitorimit të mënyrës se si subjektet audio dhe audiovizive mbulojnë fushatën elektorale ishte tema kryesore e bisedimeve mes kryetarit të AMA-s, z. Gentian Sala dhe homologut të tij të KPM-së, z. Xhevat Latifi, si dhe përfaqësuesve të delegacioneve nga dy rregullatorët audiovizivë.

Kuadri ligjor dhe nënligjor për zgjedhjet në Shqipëri dhe Kosovë, infrastruktura teknologjike e monitorimit si dhe angazhimet e operatorëve të licencuar, ishin problemet kryesore që u trajtuan.

Fakti që zgjedhjet në Republikën e Kosovës sapo janë zhvilluar, si dhe në Shqipëri pritet të zhvillohen së shpejti, kanë motivuar AMA-n dhe KPM që të jenë në akord për shkëmbimin e përvojave më të mira të fazave të ndryshme të procesit të monitorimit. Puna e përbashkët do të fokusohet jo vetëm te përshtatja ligjore, por dhe tek aplikimet efektive për vlerësimin në kohë të shkurtër të përmbajtjeve të transmetuara gjatë fushatës zgjedhore.

Dy delegacionet janë ndalur dhe tek procesi i digjitalizimit të transmetimeve audiovizive, një aspekt që prej kohësh është në agjendën bashkëpunuese mes AMA-s dhe KPM-së. Gjithashtu dy delegacionet ndanë mendime mbi dinamikën e tregut audioviziv në Shqipëri dhe në Kosovë, me fokus të veçantë nxitjen e shtimit të transmetimeve pa pagesë për ndjekësit e kanaleve televizive.

 

AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE

Tiranë, më 18.03.2021

Zbatimi i kërkesave dhe standardeve ligjore për publicitetin e barnave

Nisur nga problematikat e identifikuara në publicitetin e barnave mjekësore, AMA i ka adresuar sot një shkresë zyrtare Ministrisë së Shëndetesisë dhe Mbrojtjes Sociale, për dijeni dhe Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, Shoqatës së Përfaqësive Shqiptare Farmaceutike, Unionit të Biznesit Farmaceutik si dhe disa OSHMA-ve. Më poshtë ju njohim me tekstin e shkresës.

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, ka marrë së fundmi ankesa mbi mosrespektimin e kërkesave ligjore mbi publicitetin e barnave në transmetimet televizive. Në procesin e monitorimit të përmbajtjeve të transmetuara, bazuar në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, po ashtu është identifikuar se nga OSHMA-të, jo në të gjitha rastet zbatohen kërkesat dhe standardet për reklamat dhe promocionin e barnave.

Reklamat dhe komunikimet tregtare që kanë në fokus barnat janë mjaft të ndjeshme për publikun, pasi ato japin informacione dhe orientojnë qytetarët në përballjen e tyre me aspekte të shëndetit. AMA tërheq vëmendjen e institucioneve publike dhe subjekteve private që janë fokusuar në fushën farmaceutike që në çdo rast të zbatojnë kërkesat e rregullores “Për publicitetin e barnave”, sipas Urdhërit nr. 25 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, datë 17.01.2019. Po ashtu dhe OSHMA-të të zbatojnë me përpikmëri kërkesat e rregullores së posaçme të miratuar nga AMA, me vendimin nr. 42, datë 19.03.2018 “Për komunikimet audio dhe/ose audiovizive me natyrë tregtare format, kushtet dhe koha ditore e lejuar për transmetimin e reklamave”.

Kujtojmë se bazuar në kërkesat e rregullores “Për publicitetin e barnave”, objekt transmetimi për reklama dhe komunikime tregtare duhet të jenë vetëm barnat që janë pjesë e listës së barnave pa recetë, ose siç njihen barnat OTC. Është i ndaluar publiciteti për barnat që shpërndahen kundrejt recetës së mjekut, dhe për të gjitha barnat narkotike dhe psikotrope sipas ligjeve në fuqi në vendin tonë.

Në publicitetin e barnave, të cilat shpërndahen pa recetë, duhet të përfshihet dhe teksti standard që, “Përpara përdorimit, lexoni me kujdes udhëzimet për përdorimin, dhe kosultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme”. Rregullorja saktëson se ky tekst, në rastin e publicitetit televiziv duhet të paraqitet veçmas, të lexohet nga një person më zë të qartë dhe të kuptueshëm.

Në një nen të veçantë të rregullores përshkruhen dhe rastet kur nuk lejohet që në publicitetin e barnave drejtuar popullatës të pretendohet se bari nuk ka efekte të padëshiruara, nuk është toksik dhe nuk ka rrezik të shfaqë varësi, apo të mbulojë ose reduktojë rëndësinë dhe frekuencën e efekteve të padëshiruara; të jepet përshtypja se bari garanton sukses në trajtimin e sëmundjes; të sugjerohet se një bar është padyshim më i mirë se një tjetër etj.

Në rregulloren e AMA-s parashikohet që gjatë transmetimeve televizive është e ndaluar që realizuesit e programit dhe pjesëmarrësit në të, të bëjnë reklamimin e barnave, si dhe ka kufizime sa i përket publicitetit që i drejtohet të miturve, lidhur me barnat.

Korrektesa dhe përpikmëria në zbatimin e kërkesave të rregulloreve të sipërcituara është dhe një shërbim e mbështetje për qytetarët e interesuar dhe familjarët e tyre. Aq më tepër në rrethanat ku ndodhemi, me përballjen e pazakontë me Covid-19.

AMA kërkon nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që përmes Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, shoqatave të farmacistëve dhe subjekteve që janë regjistruar për aktivitet në këtë fushë, të respektohen kërkesat dhe standardet ligjore për publicitetin e barnave.

Ndërkohë AMA do të vijojë procesin e monitorimit të transmetimeve të përmbajtjeve audio dhe audiovizive të OSHMA-ve, me fokus po publicitetin e barnave. Për rastet e identifikuara do të fillohet ndjekja e procedimit administrativ, bazuar në parashikimet e kuadrit legjislativ.

 

AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE

AMA i bashkohet programit të Kryqit të Kuq Shqiptar për dhurimin vullnetar të gjakut

Nisma e Kryqit të Kuq Shqiptar “Dhuro gjak dhe bëje botën një vend më të shëndetshëm”, me qëllim pasurimin e bankës së gjakut për sigurimin e gjakut të mjaftueshëm për fëmijët talasemikë, për të katërtin vit radhazi mbështetet nga stafi i Autoritetit të Mediave Audiovizive. 

Stafi i AMA-s dhuroi gjak vullnetarisht, për të plotësuar nevojat e këtyre fëmijëve duke promovuar vlerat njerëzore që përmban ky akt dhe duke e konsideruar si një vlerë të shoqërisë tonë. 

Pandemia Covid-19 ka ndikuar edhe tek angazhimi i qytetarëve për dhurimin e gjakut, ndaj kontributi dhe angazhimi njerëzor dhe qytetar është mëse i nevojshëm në këtë drejtim.

 

AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
Tiranë, më 26.02.2021