+355 67 303 3000 info@ama.gov.al

Z.SAMI NEZAJ

Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës në vitin 1988. Në vitin 2007 kreu studimet Master në Administrim Biznesi, në Universitetin e Tiranes (Program bashkëpunimi me Universitetin e Nebraskes, SHBA). Në vitin 2013 merr gradën “Doktor Shkencash” në Gazetari dhe Komunikim nga Fakulteti i Histori Filologji në Universitetin e Tiranës.

Aktualisht është Anëtar (nënkryetar) i Këshillit të Autoritetit te Mediave Audiovizive (AMA). Prej disa vitesh është Lektor i Gazetarisë, Menaxhimit dhe Ekonomisë së Mediave në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit, në Fakultetin e Histori Filologji, Universiteti i Tiranës (part time).

Pas studimeve universitare nisi të bashkëpunojë me media të ndryshme. Ka qenë gazetar në disa nga mediat e vendit, të shkuara apo elektronike. Kështu nga viti 1991-1992 ka punuar tek “Zëri i Rinisë”, “Albapol”. Më pas në vitet nga 1992-1998 ka punuar në gazetën “Rilindja”, fillimisht si reporter politik dhe më pas si redaktor. Pas kësaj eksperience nga viti 1997 deri në vitin 2002 ka punuar si Zv/Kryeredaktor në “Gazeta RD” dhe gjatë 2002 si Zv/Kyredaktor në “Gazeta Dita” Më pas për dy vjet radhazi, në periudhën 2002-2004 ka qenë Kryeredaktor në “TV Alsat” dhe gjatë 2004-2007 si Kryeredaktor i gazetës së përditshme kombëtare “Metropol”. Gjatë periudhës nga 2006-2012 ka qenë (part time) Lektor i Gazetarisë, Shkrim dhe Reportim i Lajmit në Albanian University, Tiranë. Në të njëjtën kohë nga 2007-2010 ka qenë edhe Kryeredaktor i gazetës së përditshme kombëtare “Standard”.

Z.Sami Nezaj ka marrë disa diploma në gazetari duke përmendur të Reuters News Agency, London, UK në 1994, të VOA & University of Chico, Kalifornia, USA dhe nga USAID në 2002 për investigimin televiziv.

Ka kryer një sërë botimesh duke përmendur “Dielli Naiv” poezi, Romanin “Muzgu i grave” i botuar në 1997 dhe studimin “Gazeta, menaxhimi i krizës në medien e shkruar” në 2014.