+355 67 303 3000 info@ama.gov.al
Select Page

Njoftime

Njoftim “Për çeljen e garës për dhënien e 16 licencave të transmetimit audio analoge private”

NJOFTIM “PËR ÇELJEN E GARËS PËR DHËNIEN E 16 LICENCAVE TË TRANSMETIMIT AUDIO ANALOGE PRIVATE”

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në mbështetje të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, rregullores “Rregullores “Për procedurat dhe kriteret për dhënien e licencës së transmetimit audio”, miratuar me vendimin nr. 153, datë 18.07.2016 të AMA-s, i ndryshuar, si dhe vendimit nr. 29, datë 21.02.2018 të AMA-s “Për çeljen e garës për dhënien e 16 licencave të transmetimit audio analoge private” do të organizojë procedurën e përzgjedhjes së kandidaturave për dhënien e 16 licencave private të transmetimit audio analoge, të përbërë nga:

  1. licenca e shërbimit të programi audio;
  2. licencë për ndërtimin e operimin e rrjetit analog.

Për zonat e mëposhtme:

 

Nr. Zona e ofrimit tӫ shӫrbimit Pӫrcaktimi i operatorit Pika
transmetuese
Frekuenca
(MHz)
 

1

Qarqet Tiranӫ dhe Durrӫs  

Audio rajonale analoge

Fushӫ Dajt 98.2
Krujӫ 90.9
2 Qarqet Tiranӫ dhe Durrӫs  

Audio rajonale analoge

Fushӫ Dajt 92.6
Krujӫ 94.7
3

 

 

 

Qarku Vlorӫ

 

 

 

Audio lokale analoge

 

 

Zvërnec 90.6
Treblovë 92.5
Himarë 89.5
Llogora 95.3
Mile 89.6
4

 

 

 

Qarku Vlorӫ

 

 

 

Audio lokale analoge Zvërnec 88.6
Treblovë 96.3
Himarë 89.8
Llogora 96
Mile 90.9
5 Qarku Lezhӫ Audio lokale analoge Tyrbe Lezhë 92.5
Rrëshen 93.1
6 Bashkia Dibӫr Audio lokale analoge Homesh (Peshkopi ) 89.2
7 Bashkia Mat Audio lokale analoge Mat 87.7
8 Bashkia Bulqizӫ Audio lokale analoge Bulqizӫ 90
9 Bashkia Klos Audio lokale analoge Klos 90.7
10 Bashkia Pӫrmet Audio lokale analoge Pӫrmet 89.2
11 Bashkia Kӫlcyrӫ Audio lokale analoge Kӫlcyrӫ 89.5
12 Bashkia Tepelenӫ Audio lokale analoge Tepelenӫ 91.7
13 Bashkia Memaliaj Audio lokale analoge Memaliaj 92.3
14 Bashkia Kukӫs Audio lokale analoge Qafӫ Prush/Kukӫs 89.4
15 Bashkia Has Audio lokale analoge Has 89.7
16 Bashkia Tropojӫ Audio lokale analoge Bajram Curri 90.8

 

Subjektet e interesuara për t’u pajisur me licencë private të transmetimit audio analoge, janë të lutur që të depozitojnë aplikimet në Autoritetin e Mediave Audiovizive, rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 15, Kutia Postare 1010, Tiranë, brenda datës 13.04.2018  ora 10.00.

 Dokumentacioni i plotë i konkurrimit të kandidaturave, që përfshin:

  • Rregulloren “Për procedurat dhe kriteret për dhënien e licencës së transmetimit audio” e ndryshuar;
  • Kushtet teknike të instalimit të pajisjeve transmetuese për secilën zonë të shpallur; (Pika e transmetimit, kanali, fuqia e transmetuesit);
  • Kërkesat programore;
  • Pagesat për licencën, taksat etj, të llogaritura për zonën në fjalë;

 mund të tërhiqet në zyrën e Arkivë-Protokollit, në AMA pas kryerjes së pagesës në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, nga çdo subjekt që synon të marrë pjesë në konkurrim.

 Aplikimet do të hapen në datën 13.04.2018, ora 10.00, në mjediset e AMA-s, ku subjektet aplikues apo përfaqësuesit e autorizuar prej tyre, kanë të drejtë të jenë të pranishëm në momentin e hapjes së dosjeve të aplikimit.

Njoftim për çeljen e procedurës të dhënies së 1 licence të transmetimit audio të komunitetit

NJOFTIM PËR ÇELJEN E PROCEDURËS TË DHËNIES SË 1 LICENCE TË TRANSMETIMIT AUDIO TË KOMUNITETIT

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në mbështetje të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, rregullores “Për dhënien e licencave të transmetimit audio të komunitetit” miratuar me vendimin nr. 55, datë 04.04.2016 të AMA-s, si dhe vendimit nr. 28, datë 21.02.2018 të AMA-s “Për përcaktimin e frekuencave për shërbimin e transmetimit audio të komunitetit dhe çeljen e garës për dhënien e licencës të transmetimit audio të komunitetit”, do të organizojë procedurën e përzgjedhjes së kandidaturave për dhënien e 1 licence të transmetimit audio të komunitetit, për zonat e mëposhtme:

 

Nr. Zona e ofrimit të shërbimit Përcaktimi i operatorit Pika
transmetuese
Frekuenca
(MHz)
 1

 

 

 

 

 

Qarqet Elbasan, Fier, Korçë  

Audio Komuniteti

 

 

Petresh 93.4
Librazhd 89.3
Gramsh 89
Prrenjas 89.9
Çervenakë 90.6
Çardhak 88.7
Ersekë 87.7
Ardenicë 98.7
Ligovun 96.8
Ballsh 88.1

 

Subjektet e interesuara për t’u pajisur me licencë private tӫ transmetimit audio tӫ komunitetit, janë të lutur që të depozitojnë aplikimet në Autoritetin e Mediave Audiovizive, rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 15, Kutia Postare 1010, Tiranë, brenda datës 03.04.2018  ora 10.00.

Dokumentacioni i plotë i konkurrimit të kandidaturave, që përfshin:

  • Rregulloren “Për dhënien e licencave të transmetimit audio të komunitetit”;
  • Karakteristikat teknike të transmetimit.

 mund të tërhiqet në zyrën e Arkivë-Protokollit, në AMA, nga çdo subjekt që synon të marrë pjesë në konkurrim.

 Aplikimet do të hapen më datë 03.04.2018, ora 10.00, në mjediset e AMA-s ku aplikuesit apo përfaqësuesit e autorizuar prej tyre, kanë të drejtë të jenë të pranishëm në momentin e hapjes së dosjeve të aplikimit.

Njoftim “E drejta e transmetimit audioviziv të dy eventeve sportive ndërkombëtare për vitin 2018”

E drejta e transmetimit audioviziv të dy eventeve sportive ndërkombëtare për vitin 2018

Autoriteti i Mediave Audiovizive, në zbatim të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat  audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve të miratuara në dhe për zbatim të tij, njofton të gjithë subjektet ofrues të shërbimeve mediatike audiovizive se Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) është mbajtësi i vetëm i të drejtave ekskluzive të transmetimit për territorin e Republikës së Shqipërisë të eventeve sportive “Lojërat Olimpike Dimërore Peyong Chang 2018” dhe “Kampionati Botëror i futbollit, FIFA World Cup Rusi 2018”.

Për sa më sipër, sjellim në vëmendjen tuaj se transmetimi i këtyre eventeve dhe/ose sekuencave të tyre, gjatë programit tuaj, duhet të bëhet vetëm pasi të jetë nënshkruar, më parë, një kontratë, ose marrëveshje me mbajtësin e të drejtave përkatëse të transmetimit.

AMA bën me dije se do të monitorojë vazhdimisht të gjitha transmetimet audiovizive dhe, në rast të mosrespektimit të parashikimeve përkatëse për të drejtat e transmetimit të këtyre eventeve, do të procedojë sipas të gjitha përcaktimeve ligjore dhe atyre nënligjore në fuqi.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Tiranë më 21.02.2018

Autoriteti i Mediave Audiovizive organizon takimin e parë konsultues për matjen e audiences në Shqipëri

Autoriteti i Mediave Audiovizive organizon takimin e parë konsultues për matjen e audiences në Shqipëri

FullSizeRender (2) FullSizeRender (1)

Me zhvillimin e industrisë televizive gjatë viteve, funksioni i Hulumtimit të Audiencës ka shërbyer për të ndihmuar industrinë e transmetimit dhe reklamimit që të zhvillohet dhe rritet përmes informacionit dhe gjetjeve përsa i përket sjelljes së audiencës në përzgjedhjen dhe programacionit televiziv, si edhe treguesve sa i përket tregëtisë së kohës televizive në funksion të industrisë së reklamave.

Me qëllimin që ky treg të jetë sa më transparent AMA organizoi takimin e parë konsultativ për rregullimin e audiencës. Në fokus të aktivitetit rregullator të AMA-s, matja e audiencës televizive, është një aspekt mjaft i rëndësishëm për rregullimin e tregut audioviziv dhe bën pjesë në grupin e veprimtarive që AMA organizon, mbështet dhe promovon në përputhje me dispozitat ligjore të ligjit 97/2013 “Për mediat Audio dhe Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, nenet 19 (pika 2 germa c) dhe 23 (pika 1 gërma ç).

Në tryezën e organizuar nga Autoriteti i Mediave ishin të ftuar të gjitha palët e interesit, televizionet kombëtare dhe rajonale, shoqatat dhe agjencitë e komunikimit, kompanitë e reklamave, dhe kompanitë që masin audiencën.

Nisma e marrë nga AMA u përshëndet nga të gjitha palët e ftuara. Ata e cilësuan këtë hap të nevojshëm dhe rregullimin e tregut të matjes së Audiencës të domosdoshëm.

Z. Carlo Bollino, nga Report TV, u shpreh se është koha që në Shqipëri të ketë një kompani e cila të jetë e certifikuar dhe të ketë besimin e të gjitha palëve në integritetin e saj. Z. Theodhori Çami nga kompania Le Spot, tha se do të jetë me vend dhe e domosdoshme edhe një konsulencë e huaj në lidhje me draftimin dhe propozimeve të specializuara sipas nevojave të tregut. Ndërsa Znj. Alma Mera, Drejroreshë Marketingu në Top Channel nënvizoi se tregu ka nevojë për një matje profesionale të audiencës të pranuar nga të gjithë, sepse kështu rregullohet tregu i reklamave.

Qendrimi i Shoqatës së Agjencive të Komunikimit ishte se duhet të ketë më shumë transparencë e të ndërtohet një sistem që të përfaqësojë të gjitha palët. Tregu duhet të vetë rregullohet por atij natyrisht që duhet t’i vendosin standarde. Pra, media eshte dakord që shteti duhet të supervizojë por të mos përfshihet. Fryma që mbizotëroi nga të pranishmit ishte ajo e një kërkese për krijimin e një standardi të ri edhe të besueshëm.

Kryetari i AMA-s i njoftoi të pranishmit se së shpejti do të ketë një takim të dytë i cili do të paraqesë propozime konkrete. Po ashtu të gjithë të pranishmit do të mbahen të informuar nga Autoriteti në lidhje me mbledhjen e parë konsultative dhe mbledhjet e tjera që do të vijojnë.

Në takim ishin përfaqësues nga organizmat ndërkombëtarë me seli në Tiranë. Në këtë nismë rol të rëndësishëm për një procës sa më të besueshëm ka luajtur edhe KiE, i cili është njëkohësisht edhe partneri kryesor ndërkombëtar i AMA-s.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Tiranë, më 20.02.2018

31 Mars 2018, afati përfundimtar për mbylljen e transmetimeve analoge në qarkun e Fierit

31 Mars 2018, afati përfundimtar për mbylljen e transmetimeve analoge në qarkun e Fierit

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në zbatim të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat  audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe në ndjekje të procesit të dixhitalizimit të transmetimeve televizive, pas qarkut të Beratit dhe Korçës, njofton se qarku i ardhshëm do të jetë ai i Fierit.  Afati përfundimtar për mbylljen e transmetimeve analoge në këtë qark do të jetë data 31 Mars 2018.

Për sa më sipër, AMA tërheq vëmendjen e të gjithë subjekteve audiovizivë që ushtrojnë veprimtari televizive analoge në qarkun e Fierit, në marrjen e masave për të mbështetur programin e tyre në rrjetin numerik të RTSH-së, ose në njërin prej rrjeteve numerike kombëtare të licencuara nga AMA.

Nga ana tjetër, AMA kërkon nga publiku i cili përfiton transmetimet televizive nëpërmjet teknologjisë analoge, të pajiset me marrës digjital (dekoderë universalë të tipit DVB-T2), pasi në të kundërt, mbas datës 31 Mars 2018, nuk do të mund të shohë më transmetime televizive në këtë qark.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Tiranë,  më 23.01.2018

AMA organizon takim konsultativ mbi prezantimin e draft rregullores “Për reklamat dhe komunikimet tregtare”

AMA organizon takim konsultativ mbi prezantimin e draft rregullores “Për reklamat dhe komunikimet tregtare”

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, organizoi pranë mjediseve të saj, tryezën e diskutimit mbi rregulloren “për komunikimet audio dhe/ ose audiovizive me natyrë tregtare format, kushtet dhe koha ditore e lejuar për transmetimin e reklamave”.

Qëllimi kryesor i takimit ishte angazhimi konkret i të gjitha grupeve të interesit, në një kohë kur projekt-rregullorja sapo i është nënshtruar fazës së këshillimit publik.

Kryetari i Autoritetit të Mediave Audiovizive, z. Gentian Sala gjatë diskutimeve me përfaqësues të OSHMA-ve, theksoi se pavarësisht kalimit të afatit 30 ditor për paraqitjen e propozimeve dhe sugjerimeve, AMA mbetet e hapur për shqyrtimin e sugjerimeve të mundshme të OSHMA-ve për përmirësimin e tekstit të projekt-rregullores. “Është shumë e rëndësishme”- tha ai, “që propozimet të jenë sa më konkrete dhe të strukturuara, që në fund të kemi një produkt cilësor për një impakt sa më pozitiv tek publiku”.

Gjithashtu Z. Sala siguroi se nga ana e Autoritetit të Mediave Audiovizvie do të ketë angazhim maksimal që shqetësimet e ngritura të trajtohen gjatë finalizimit të hartimit të rregullores duke iu përmbajtur gjithmonë kuadrit ligjor.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të OSHMA-ve si dhe aktorë të cilët kanë rol thelbësor në përmbushjen dhe bashkërendimin e forcave për rregullimin e tregut të reklamave.

AMA mbetet e vëmendshme që të tërheqë sa më shumë propozime, vërejtje dhe mendime mbi këtë akt nënligjor përpara se të miratohet, duke qenë se hapësira e reklamave dhe komunikimeve tregtare ka qenë dhe mbetet një ndër fokuset kryesore të saj, për të nxitur subjektet audio dhe audiovizive mbi respektimin e kuadrit ligjor në fuqi, në shërbim të informimit dhe orientimit sa më të mirë të publikut.

Palët e interesuara, të ftuara në takim si Autoriteti i Konkurrencës; Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorëve; Autoriteti i Mbikëqyrjes se Lojërave të Fatit; Autoriteti Kombëtar i Ushqimit; Instituti i Shëndetit Publik; etj; vlerësuan aktivitetin dhe theksuan rëndësinë e kësaj rregulloreje në mbrojtje të konsumatorit dhe grupeve të veçanta të margjinalizuara.

Ky takim konsultativ shërbeu për të prezantuar më mirë shqetësimet e të gjithë atyre palëve të interesuara që janë pjesë e miratimit të kësaj rregulloreje. Qëndrimi proaktiv në tërësi i të gjithë aktorëve pjesëmarrës shkon në mirëfunksionimin e procesit të miratimit të akteve rregullatore të Autoritetit.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Tiranë, më 21.11.2017

Shtyhet për 1 Dhjetor 2017 afati i mbylljes së transmetimeve televizive analoge për qarkun e Korçës

Shtyhet për 1 Dhjetor 2017 afati i mbylljes së transmetimeve televizive analoge për qarkun e Korçës

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, njofton banorët e qarkut Korçë për shtyrjen e afatit të mbylljes së trasnmetimeve televizive analoge edhe me dy javë.

Shtyrja deri më datë 1 Dhjetor 2017 bëhet për t’u dhënë më shumë mundësi të gjithë operatorëve analoge vendore në qarkun e Korçës për t’u mbështetur në një nga rrjetet numerike kombëtare, të licencuara nga AMA.

Autoriteti tërheq vëmendjen e të gjithë subjekteve televizivë analogë vendorë që ushtrojnë veprimtari territorin e këtij qarku, që të marrin sa më parë masa për të mbështetur programin e tyre në rrjetin numerik të RTSH-së, ose në njërin prej rrjeteve numerike private kombëtare.

Pavarësisht shtyrjes së afatit, që në daten 15 Nëntor 2017 banorët e qarkut të Korçës do të kenë akses të shohin nëpërmjet transmetimeve të reja digjitale rreth 20 programe pa pagesë, kombëtare ose lokale, të RTSH-së apo dhe të 5 platformave të tjera private.

Nga ana tjetër, AMA kërkon nga publiku, i cili aktualisht përfiton transmetimet televizive nëpërmjet teknologjisë analoge, të pajiset sa më parë me marrës digjital (dekoderë universalë të tipit DVB-T2), pasi në të kundërt, mbas datës 1 Dhjetor 2017, nuk do të mund të shohë asnjë transmetim televiziv në këtë qark.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Tirane me 15. 11.2017

Këshilli i Ankesave organizon konferencën “Fake News dhe sfida për të vërtetën në media”

Këshilli i Ankesave organizon konferencën “Fake News dhe sfida për të vërtetën në media”

Këshilli i Ankesave, strukturë kryesore e AMA-s në përmbushje të disa prej objektivave kryesore që vijnë nga ligji 97 /2013 “Për median audio dhe audiovizive në Republikën e Shqipërisë” për Kodin e Transmetimit por edhe rregulloreve të tjera të nxjerra nga AMA për përmirësimin e peizazhit mediatik organizoi sot një konferencë me temë: “Fake news dhe sfida për të vërtetën në media”.

Znj. Monika Stafa, Kryetare e Këshillit të Ankesave, në hapje të aktivitetit theksoi qëllimin e diskutimit të kësaj teme. Sipas saj, zhvillimi i teknologjisë, digjitalizimi i jetës ka anën e vet të errët: shkarjen nga profesioni i gazetarisë dhe një nga pasojat e këtij deformimi është dhe fenomeni fake news.

Kryetari i AMA-s Z. Gentian Sala, përshëndeti konferencën dhe falenderoi palët për bashkëpunimin e palodhur me qëllim lajmin e vërtetë. Ai vuri theksin tek bashkëpunimi me aktorët e medias dhe rolin gjenerues që ka AMA në këtë debat.

Zonja Adelheid Feilcke, një gazetare e njohur e DW (Deutche Welle), aktualisht shefe e Departamentit të Gjuhëve Evropiane në DW, solli përvojën gjermane në betejën ndaj lajmeve të rreme. Ajo tregoi se frika nga fake news gjatë fushatës zgjedhore në Gjermani ishte e madhe, edhe pse u konstatua se nuk pati ndonjë rast të bujshëm. Sipas saj, manipulimi i fakteve apo opinionit, sidomos nga mediat që supozohet të ishin të vëzhguara nga Rusia, konsideroheshin si mundësi destabiliteti.

Profesori Mark Marku solli në vëmendje deformimet më të zakonshme që i bëhën lajmit:
-në nivel shoqëror: media nga pushtet i katërt po kthehet në instrument i pushteteve të tjerë;
-në nivel komunikimi: gazetaria si nënsistem u brendashkruhet sistemeve të tjerë të komunikimit, si PR, publiciteti apo marketingu politik, etj;
-në plan profesional: cënohet pavarësia dhe liria e ushtrimit të profesionit të gazetarit.

Anëtari i AMA-s dhe pegagogu i gazetarisë Z. Zylyftar Bregu, e sheh fake news si sfidën për të vërtetën në media. Facebook apo fakebook?! Vetë rrjeti social Facebook konfirmon se janë rreth 83 milionë adresa false, ose fake profile. Kjo situatë është një shtrat i mirë për ta kthyer Facebookun në fakebook.
Për pedagogun e Departamentit të Gazetarisë në UT Z. Ervin Goci më shumë se çështje respektimi i etikës nga një media, kemi të bëjmë me një krizë të përgjithshme të sistemit të mediave, një krizë besimi mbi informimin në tërësi.
Eksperti i medias Z.Rrapo Zguri u përqendrua tek “seeing is believing”, si dhe problematikat që lidhen me manipulimin e imazhit televiziv. Pjesë e panelit ishte dhe znj. Ilda Londo, nga Instituti Shqiptar i Medias, eksperte e njohur e medias, solli në vëmendje alternativën “media literacy” (edukim-aftësim të medias) si një barrikadë ndaj fake news. Media dhe informacioni, sipas Londos, janw të rëndwsishme në një shoqëri demokratike, pasi supozohet t’u japin mundësi qytetarëve të marrin pjesë në vendimemarrje të rëndësishme, duke ndikuar pozitivisht në fuqizimin dhe kontributin e tyre në shoqëri. Duke u ndalur tek politikat arsimore në vend, Londo tha se ende jemi larg një situate të pranueshme. Ajo adresoi kritere dhe koncepte të aplikuara në fushën e ‘media literacy’ në botë, duke supozuar se kjo alternativë është një armë e fortë njohjeje në morinë e informacionit me të cilin përballen qytetarët ditët e sotme.

Për Z. Lutfi Dervishi, një tjetër ekspert i njohur i medias, fenomeni fake news ka dhe anën e mirë. Ai nxit mendimin për t’u rikthyer drejt bazave tw gazetarisë profesioniste. Dervishi, si dhe referuesit e tjerë, përmendën tri mënyra për të dalluar ose shmangur informacionin e rremë; procesin e verifikimit të lajmit ne disa burime si dhe kontrollin për të prodhuar lajmin e vërtetë në gjithë këtë proces.

Fake news fatkeqësisht ia ka dalë të depërtojë në mediat tradicionale dhe rrjetet sociale. Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Këshilli i Ankesave në AMA po punojnë në disa drejtime me qëllimin ndërgjegjësimin e të gjitha palëve për lajmin dhe rëndësinë e informimit objektiv të publikut. Kjo konferencë shumë interesante do të pasohet edhe nga një botim i të gjithë referatëve që do të jetë i arritshëm për specialistët e fushës dhe për publikun e gjerë.

Autoriteti i Mediave Audiovizive
Tiranë, më 2 tetor, 2017

15 Nëntor 2017, afati përfundimtar për mbylljen e transmetimeve analoge në qarkun e Korçës

15 Nëntor 2017, afati përfundimtar për mbylljen e transmetimeve analoge në qarkun e Korçës

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në zbatim të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat  audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe në vijim të mbylljes së transmetimeve analoge në qarkun e Beratit, njofton se qarku i ardhshëm ku do të mbyllen transmetimet analoge do të jetë ai i Korçës.

Afati përfundimtar për mbylljen e transmetimeve analoge në këtë qark, është data 15 Nëntor, 2017.

Për sa më sipër, AMA tërheq vëmendjen e të gjithë subjekteve analogë vendorë që ushtrojnë veprimtari televizive në qarkun e Korçës, në marrjen e masave për të mbështetur programin e tyre në rrjetin numerik të RTSH-së, ose në njërin prej rrjeteve numerike private kombëtare, të licencuara nga AMA.

Nga ana tjetër, AMA kërkon nga publiku i cili përfiton transmetimet televizive nëpërmjet teknologjisë analoge, të pajiset me marrës digjital (dekoderë universalë të tipit DVB-T2), pasi në të kundërt, mbas datës 15 Nëntor 2017, nuk do të mund të shohë më transmetime televizive në këtë qark.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Tiranë,  më 26.09.2017

Kodi i Transmetimit për Median Audiovizive në Këshillim Publik

Kodi i Transmetimit për Median Audiovizive në Këshillim Publik

Në kuadër të rishikimit të Kodit të Transmetimit, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), ditën e enjte, datë 21 Shtator, zhvilloi takimin e dytë konsultativ me institucione publike, shoqata joqeveritare dhe organizata ndërkombëtare që merren me të drejtat e njeriut. Kodi i Transmetimit është një nga aktet kryesore nënligjore që rregullon veprimtarinë e operatorëve audio dhe audiovizivë në transmetimin e programeve.

Pas propozimeve dhe sugjerimeve konkrete që janë dërguar në AMA gjatë dy muajve të fundit nga partneret dhe bashkëpunëtorët e drejtorive të ndryshme, si dhe pas përgatijes së draftit të ri mbi tekstin ekzistues, ky takim i dytë ishte një rast i mirë për shkëmbim mendimesh dhe opinionesh bazuar mbi atë cfarë ofrohet në ligj, duke e shtyrë më tej punën për të përmirësuar dukshëm një prej dokumenteve bazë të kuadrit rregullativ të tregut audio dhe audioviziv në Shqipëri.

Në këtë takim u theksua se ky draft i ri i Kodit të Transmetimit, i cili ka pasqyruar propozimet brenda dhe jashtë AMA-s, me një fokus më të madh tek mbrojtja e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtja e të dhënave personale, do të shfaqet për një periudhë 30 ditore para një këshillimi publik. Qëllimi i kësaj forme organizimi është përfshirja në mënyrë sa më të gjerë në këtë proces përpunimi me sugjerime/mendime dhe propozime mbi tekstin aktual të Kodit të Transmetimit nga partnerët, OSHMA-të dhe subjekte a individë të interesuar për të kaluar më pas në miratimin e tij.

Kryetari i AMA-s, Z. Gentian Sala, duke e konsideruar Kodin e Transmetimit, si një ndër aktet nënligjore kryesore në veprimtarine audiovizive, shprehu gatishmërinë e Autoritetit për të vlerësuar maksimalisht në këtë process konsultimi cdo mendim a sugjerim që do të vijë nga partnerët, grupi i interest apo publiku i gjerë

Në takim morën pjesë specialistë dhe ekspertë nga Drejtoria e Programeve, ajo Juridike si dhe nga Këshilli i Ankesave pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). Aktivë në diskutimet e tyre ishin dhe përfaqsues nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, Agjensia Shqiptare për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, Observatori për të Drejtat e Fëmijëve, Rrjeti për demokraci I grave në Shqipëri,si dhe nga Urdhëri i Mjekut. Gjithashtu të pranishëm ishin dhe përfaqësues të OSBE-së dhe Këshillit të Europës të cilët këshilluan që Kodi të rishihej edhe nga një ekspertizë e huaj, për të qenë më afër standarteve evropiane.

Të gjithë pjesëmarrësit pasi përshëndetën dhe vlerësuan domosdoshmërinë për arritjen e këtyre takimeve, e panë tryezën si një mundësi shumë të mirë për vazhdimin e mbarë të punës si dhe premtuan për dhënien e kontributit të tyre sipas fushave që mbulojnë, në funksion të finalizimit me sukses të kësaj inisiative.

Autoriteti i Mediave Audiovizve

Tiranë më 21 shtator 2017