Sekretari i Përgjithshëm / Drejtoritë
Sekretari i Përgjithshëm
Romelda Rrapollari është Sekretar i Përgjithshëm në Autoritetin e Mediave Audiovizive. Më herët ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhënieve me Jashtë në AMA. Znj. Rrapollari ka një karrierë të gjatë në nivel drejtues në fushën e menaxhimit të burimeve njerezore dhe burimeve financiare në institucione publike si dhe në kompani të mëdha në sektorin privat. Është diplomuar në Tiranë në vitin 2001 në degën “Shkenca Politike” gjithashtu dhe në Fakultetin e Ekonomisë, dega “Administrim Biznes”. Njohëse e tri gjuhëve të huaja dhe me karrierë e kualifikime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.
Kontakt: ronelda.rrapollari@ama.gov.al
Drejtoritë
DREJTORIA E PROGRAMEVE
Qëllimi i punës
Menaxhimi, studimi, verifikimi dhe funksionimi i strukturave programore të operatorëve radio e televizivë, publikë dhe privatë, konform ligjit nr. 97, datë 04.03.2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”. Monitorimi i programeve informative të operatorëve radiotelevizivë kombëtarë dhe, sipas rastit, të operatorëve lokalë, për të cilët ka vendosur më parë AMA. Monitorimi tematik (me miratim të kryetarit të AMA-s) i programeve dhe reklamave të transmetuara nga operatorë të ndryshëm radiotelevizivë apo grup operatorësh, duke ia raportuar AMA-s konstatimet, rast pas rasti, së bashku me propozimet konkrete për zgjidhjen e problemeve që vërehen.
Drejtimi i monitorimit të programeve radiotelevizive gjatë fushatave zgjedhore në bashkëpunim me KQZ-në.
Drejtor i Drejtorisë së Programeve
Arben Muka, Doktor shkencash në Gazetari dhe Komunikim me eksperiencë disa vjeçare në fushën e medias. Z. Muka ka qënë korrespondent i Deutche Welle që nga viti 1997 si dhe ekspert i medias pranë Institutit Shqiptar të Medias që prej vitit 2003. Z. Muka është angazhuar në shkrime dhe botime ku vlen të përmenden “Dinamika e transmetimeve radiofonike në Shqipëri”, “Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste” etj.
Kontakt: arben.muka@ama.gov.al
DREJTORIA PLANIFIKIMIT TË FREKUENCAVE DHE TIK
Qëllimi i punës
Planifikimi dhe Administrimi me efektivitet i frekuencave të brezit audio/audiovizive, të përdorur nga operatorët publikë e privatë në zbatim të dispozitave të ligjit nr. 97, datë 04.03.2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”. Koordinimi me vendet fqinjë në kuadër të planifikimit dhe administrimit me efektivitet të spektrit të frekuencave. Ndjekja e inovacionit në fushën audio/audiovizive dhe nxitja e përdorimit të teknologjive të fundit në këtë fushë. Menaxhimi dhe administrimi i sistemeve të brendshme të informacionit, administrimi i sigurisë fizike dhe logjike të sistemeve mbështetëse të jashtme.
Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit të Frekuencave dhe TIK
DREJTORIA JURIDIKE DHE LICENSAVE
Qëllimi i punës
Rregullimi dhe mbikëqyrja e veprimtarisë radiotelevizive publike e private në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke garantuar zbatimin e ligjshmërisë, konkurrencën e ndershme në fushën e mediave elektronike; sugjerimi i ndryshimeve të legjislacionit dhe të rregulloreve, të cilat diktohen nga evolucioni teknologjik, ekonomik, social dhe kulturor në fushën e medias elektronike.
Drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Licensave
DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE DHE MARRËDHËNIEVE ME JASHTË
Qëllimi i punës
Organizon punën dhe përgjigjet për zbatimin e detyrave qe lidhen me menaxhimin me efektivitet të burimeve njerëzore, sipas legjislacionit në fuqi dhe strukturës organizative të AMA-s, si dhe zhvillon dhe forcon marrëdhëniet me institucionet dhe partnerët vendas dhe ndërkombëtarë në fushën e medias. Në mënyrë të veçantë, në veprimtarinë e saj, kjo drejtori mbështetet në zbatimin e ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, ligjit nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”, ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” si dhe në aktet e tjera nënligjore të dala në zbatim të tyre.
Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhënieve me Jashtë
DREJTORIA E SHËRBIMEVE TË BRENDSHME
Qëllimi i punës
Organizon dhe kontrollon veprimtarinë financiare të institucionit në zbatim të ligjit nr. 9228, datë 29.04.2004 “Për Kontabilitetin”, i ndryshuar dhe të “Planit Kontabël të Përgjithshëm”. Respektimi i rregullave kryesore për mbajtjen e kontabilitetit dhe për përgatitjen e paraqitjen e informacionit financiar që nxirret nga kontabiliteti. Duke koordinuar parimet kontabël themelore veprohet dhe në zbatim të ligjit nr. 97, datë 04.03.2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe të dispozitave të tjera ligjore që rregullojnë marrëdhëniet në fushën radiotelevizive në tërësi.
Drejtor i Drejtorisë të Shërbimeve të Brendshme
Monika Plasa është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomisë, dega Financë – Kontabilitet, viti 2001, si dhe ka kryer master profesional në Administrim Biznesi, në Universitetin Albania University, Fakulteti Ekonomisë, viti 2012. Znj. Plasa ka experiencë të gjatë në nivel drejtues në fushën e menaxhimit të burimeve financiare dhe njerëzore në institucione publike.
Kontakt: monika.plasa@ama.gov.al
DREJTORIA E MBIKËQYRJES
Qëllimi i punës
Mbikëqyr tërësinë e veprimtarisë audiovizive publike dhe private në territorin e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë që të garantohet konkurrenca e ndershme në treg si dhe mbikqyrja e shfrytëzimit të këtij spektri nga ana e subjekteve të licencuar/autorizuar nga AMA.Ka përgjegjësi për krijimin dhe ruajtjen e databazës përmes regjistrimeve dhe monitorimeve të përmbajtjes të ofruesve të shërbimit mediatik audio dhe audioviziv.
Drejtor i Drejtorisë së Mbikqyrjes
Ervin Celaj
Kontakt: ervin.celaj@ama.gov.al